Lajmet

AKEP: Në 2013-ën, 1.2 milionë përdorues celularë aktivë përdorën shërbimet 3G

Jul 27 2014
0 Shpërndarje
AKEP: Në 2013-ën, 1.2 milionë përdorues celularë aktivë përdorën shërbimet 3G

AKEP në publikimet e viteve të fundit ka raportuar numrin e përdoruesve celularë sipas dy mënyrave. Raportimi është bërë mbi numrin e përdoruesve sipas kartave aktive që janë raportuar herën e fundit dhe numri i përdoruesve aktivë që kanë përdorur shërbime celulare tre muajt e fundit. Ajo që është më e rëndësishme është numri i përdoruesve celularë aktivë (që kanë përdorur një kartë tre muajt e fundit), ku në vitin 2013 arrit në 3.7 milionë krahasuar me 3.5 milionë në fund të vitit 2012. Kjo përbën një rritje vjetore me 4 % për të katër operatorët, ndërsa rritja sipas operatorëve ndryshon me Plus dhe Vodafone që kanë patur rritje 9 dhe 11 % respektivisht, ndërsa ALBtelecom (Eagle Mobile) dhe AMC kanë patur rënie me 2 dhe 3 % respektivisht.

Ndryshe nga raporti i kartave SIM aktive në fund të 2013-ës numri i përdoruesve sipas kartave SIM të riregjistruara arriti në 5.3 milionë krahasuar me 5.6 milionë në fund të 2012. Kjo erdhi me një rënie vjetore prej 6 %. Numri i përdoruesve varion mes atyre me kontratë dhe parapagim sipas operatorëve. Operatori Plus ka numrin më të lartë të përdoruesve aktivë me kontratë në raport me numrin total të përdoruesve aktivë të saj krahasuar me operatorët e tjerë. Ndërsa numrin më të lartë të përdoruesve aktivë me parapagim e ka Vodafone me 93 % në raport me numrin e përgjithshëm të përdoruesve aktivë. Në total përdoruesit aktivë me kontratë përbëjnë 13 %, ndërsa me parapagim 87%.

numri i perdoruesveNjë nga ndryshimet më të madha në shërbimet celulare vitet e fundit ka qenë fillimi ofrimit të shërbimeve 3G nga Vodafone dhe AMC në vitin 2011 dhe Eagle Mobile në 2013-ën. Numri i pajtimtarëve me akses broadband 3G (Kartë USB Modem) deri në fund të 2013-ës arrit në 111 mijë nga 55 mijë që ishte në 2012-ën, që përbën dyfishin. Rritje të madhe pati edhe numri i përdoruesve nga operatorët celulare me 88 % duke arritur në 1.1 milionë në fund të 2013 krahasuar me 594 mijë në 2012. Numri i pajtimtarëve celularë që përdorën shërbimet 3G të aksesit broadband në 2013-ën arriti në rreth 1.2 milionë, duke u rritur me 90%. (PCWorld Albanian)

3G

Tags >

akep
Lajmet e fundit>