Analiza

AKEP: Në fund të 2013-ës numri i abonentëve të internetit arriti 294 mijë

Jul 21 2014
0 Shpërndarje
AKEP: Në fund të 2013-ës numri i abonentëve të internetit arriti 294 mijë

Numri i  pajtimtareve me akses broadband fiks dhe celular (3G me karta USB/modem) në fund të vitit 2013 arriti në rreth 294 mijë, që përbën një rritje me 36% në krahasim me vitin 2012. Kjo shifër është publikuar zyrtarisht nga AKEP, në raportin përfundimtar për vitin 2013 të këtij institucioni. Tabela e mëposhtme paraqet numrin e pajtimtarëve broadband fiks dhe 3G, dhe numrin e pajtimtarëve si përqindje e popullsisë dhe numrit të familjeve (penetrimi). Në vitin 2013 të dy segmentet e aksesit broadband fiks dhe 3G (me karta USB/modem ) kanë pasur rritje me 14% dhe 101% respektivisht. Norma e penetrimit për të dy llojet e aksesit së bashku është 10.4% të popullsisë dhe 37% e familjeve.

akep 1akep 2Për vitin 2013 numri i pajtimtarëve me akses broadband me rrjete fikse pati një rritje prej 14%, ku shumica e operatorëve kanë treguar rritje në numrin e abonentëve. Albtelecom në vitin 2013, pati rritje me 10% të numrit të pajtimtarëve broadband. Ndër operatorët alternativë fiks Abcom vazhdon të jetë operatori me numrin më të madh të lidhjeve broadband me rreth 43 mijë në fund të vitit 2013, që përbën një rritje prej 21% nga viti 2012 e cila është edhe më e larta ndër të gjithë operatorët. Rritje kanë pasur edhe Abissnet dhe ASC (Tring Communications) si dy operatorët e tjerë alternativë më të mëdhenj me 16% dhe 31% respektivisht.

akep 3Numri i pajtimtarëve me akses broadband celular (3G me karta USB/modem për përdorim me kompjuter) në fund të vitit 2013 arriti në rreth 111 mijë nga 55 mijë në fund të 2012, që përbën dyfishim të numrit apo rritje me 101% citohet në raportin e AKEP. Të dy operatorët celularë Vodafone dhe AMC, kanë pasur rritje të ndjeshme me 76 dhe 80% respektivisht, si dhe Eagle Mobile si operatori më i ri që filloi ofrimin e shërbimeve 3G në 2013, ka arritur të ketë rreth 13 mijë pajtimtarë gjatë vitit 2013. Rritje të madhe me 88% pati edhe numri i përdoruesve me akses broadband 3G nga aparatet celulare, duke arritur në rreth 1.1 milion në fund të 2013, krahasuar me 594 mijë në 2012. Në total numri i përdoruesve me akses broadband 3G (aparate celulare dhe karta USB) në 2013 arriti në 1.2 milion në krahasim me 694 mijë në 2012.

akep 4Tarifat e aksesit broadband

Shërbimi i aksesit broadband në 2013 pati zhvillime pozitive në terma të rritjes së numrit të pajtimtarëve, të referuar më sipër, si dhe në terma të reduktimit të tarifave dhe rritjes së shpejtësisë së aksesit broadband. Figura e mëposhtme paraqet krahasimin e tarifave të aksesit broadband në Internet nga rrjete fikse, për shpejtësi të ndryshme (pa limit download), me vendet e rajonit, ku vihet re se tarifat në Shqipëri janë në nivelin mesatar të vendeve të rajonit, për operatorin incumbent (Albtelecom) dhe operatorët alternativë.

akep 5Niveli i tarifave të aksesit broadband të Albtelecom për paketat më të përdorura 2-4Mbps është reduktuar me 17-33%, ndërsa për Abcom (operatori më i madh alternativ) reduktimi është në 20-28%. Reduktime të ndjeshme kanë pësuar edhe tarifat e aksesit internet 3G, me karta USB dhe aparate celulare, të cilat kanë çuar në rritje të ndjeshme të numrit të këtyre pajtimtarëve dhe trafikut data në rrjetet celulare. Shpejtësia më e përdorur e aksesit në internet nga rrjete fikse është rritur nga 2-4 Mbps në vitin 2012 në 4-8 Mbps në 2013. Në 2013, 52% e pajtimtarëve ADSL të Albtelecom kishin akses në internet me shpejtësi mbi 4 Mbps. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>