Lajmet

AKEP nënshkruan memorandum mirëkuptimi me AEC

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
AKEP nënshkruan memorandum mirëkuptimi me AEC

Duke konsideruar rendësin e bashkëpunimit praktik në çështjet që kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike, shkëmbimit te informacionit mbi tregjet si dhe përvojës dhe ekspertizës mbi zhvillimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike, me date 20.04.2010 ne Tiranë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP) dhe Agjencisë të Komunikimeve Elektronike të Republikës së Maqedonisë  (AEC).

Memorandumi parashikon shkëmbimin e delegacioneve të ekspertëve në baza të rregullta ose sipas nevojës, ad-hoc, për studimin e aspekteve teknike, ligjore dhe aspekteve të tjera të aktiviteteve të një rregullatori, bashkërendimin e punës për menaxhimin dhe administrimin e spektrit te frekuencave ne baze te rekomandimeve te institucioneve ndërkombëtare për zvogëlimin e interferencave të dëmshme të frekuencave të operatoreve në zonat ndërkufitare.

Zyrtarët e lartë të Palëve, do të shkëmbejnë pikëpamje dhe/ose do të ndërmarrin veprime dhe pozicione të përbashkëta në forume dhe organizata evropiane dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sektorin e komunikimeve elektronike.

Për AKEP, MoU u nënshkrua nga Z. Piro Xhixho-Kryetar i Këshillit Drejtues dhe për AEC nga Z.Petar Ivanovski-Drejtor Ekzekutiv

Ky është memorandumi i dyte që nënshkruhet brenda një muaji me rregullatorë te rajonit, duke pasuar atë të nënshkruar me 22 Mars ne Prishtinë me Autoritetin Rregullator te Telekomunikacioneve te Republikës së Kosovës, si dhe do te vijoje me nënshkrimin e memorandumeve të tjerë me rregullatorë te rajonit.

Lajmet e fundit>