Lajmet

AKEP njofton për zhvillim tenderit për dhënien e licencave 4G LTE

Nov 27 2014
0 Shpërndarje
AKEP njofton për zhvillim tenderit për dhënien e licencave 4G LTE

logo-akep-lajm-1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i Shqipërisë ka njoftuar se po zhvillon tenderin publik për dhëniet e të drejtave të përdorimi në brezin e frekuencave 1800 Mhz për sistemet GSM, LTE, UMTS, dhe WiMAX. Ky institucion bëri me dije se çmimet minimale të ofertave fillojnë nga 3 milion e 100 mijë Euro dhe do të ofrohen blloqet 2 x 6 Mhz për frekuencat 1800 Mhz. Çdo ofertë nën çmimin e lartpërmendur do të thotë skualifikim i ofertuesit automatikisht. Afati i fundit i dërgimit të ofertave pranë autoritetit rregullator është data 2 mars 2015. Ndërsa data e hapjes së ofertave do të bëhet në orën 10:00 të po kësaj dite.

Kjo do të thotë se shqiptarët do të kenë akses në teknologjinë më të fundit të telefonisë së lëvizshme, e cila është përqafuar nga të gjitha vendet e Evropës, nga viti i ardhshëm. Gjendja e aktuale e tregut konsiston në tre licenca 3G nga operatorët Vodafone Albania, AMC dhe Eagle Mobile. Plus Communication në dy tenderë pati dështuar në fitimin e një të drejte 3G ku më e fundit ishte vitin e kaluar. Pothuaj një muaj më parë edhe kompania Plus Communication fitoi dy blloqe frekuencash, për të luftë në hapësirën e 3G-së. Shërbimet e 3G të kompanisë pritet të lançohen së shpejti, duke shtuar edhe konkurrencën dhe favorizimin e uljes së çmimeve.

Implementimi i teknologjisë 4G që është i aksesueshëm përmes smartfonëve tanë, tabletëve dhe modemëve 4G të gjeneratave të fundit, do të sillte një revolucion të vërtetë në shërbimet e internetit të ISP-ve, shërbimeve Cloud me ofrimin e internetit super të shpejtë dhe do sillte uljen e ndjeshme të tarifave. Vetëm dy ditë më parë në një konferencë të PTK-së (Posta dhe Telekomi i Kosovës) u bë me dije se operatori mobil i kompanisë nga muaji mars i vitit të ardhshëm do të ofronte 4G në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. (PCWorld Albanian)

Tags >

4Gakep
Lajmet e fundit>