Lajmet

AKEP: Operatorët Vodafone dhe AMC fitues edhe në tenderin e dytë të frekuencave 4G

Apr 14 2015
0 Shpërndarje
AKEP: Operatorët Vodafone dhe AMC fitues edhe në tenderin e dytë të frekuencave 4G

amc-vodafoneAutoriteti rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare në Shqipëri(AKEP), ka marrë oferta në spektrin 2500 Mhz- 2960 Mhz nga operatorët Vodafone Albania dhe AMC. Tenderi lançuar gjatë muajit Shkurt, pak përpara përmbylljes së tenderit të parë të frekuencave 4G ku dolën fitues operatorët Vodafone, AMC dhe Albtelecom, ofronte akses në 14 blloqe çiftuara 2×5 Mhz dhe 10 të paçiftura në bandën 5 Mhz me një çmim tavan prej 750,000 Eurosh për spektrin e çiftuar dhe 60,000 Euro për spektrat e pa çiftuar.

Vodafone kishte aplikuar për katër blloqe të çiftuara dhe paçiftuara ndërsa AMC për katër blloqe 2×5 Mhz. Ofertat e paraqitura nga operatorët ishin më lart sesa çmimi tavan caktuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike. Nga raporti i autoritetit në fjalë vëmë re mungesën e dy operatorëve të tjetër ALBtelecom dhe Plus ku ky i fundit po “përpëlitet” të ofrojë shërbimin 3G në Shqipëri. Operatori ALBtelecom tashmë zotëron një liçensë 4G të fituar në tenderin e muajit Mars. Në vazhdën e këtyre ndodhive të fundit, konsumatorët Shqiptarë së shpejti do të mund të përjetojnë shpejtësinë e internetit 4G. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>