Lajmet

AKEP reagon ndaj akuzave për influencë politike ndaj këtij institucioni

May 3 2014
0 Shpërndarje
AKEP reagon ndaj akuzave për influencë politike ndaj këtij institucioni

akep-logo-01Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj disa artikujve në media për influencë politike ndaj këtij institucioni, duke i quajtur spekulime këto informacione. AKEP thotë se vëren me shqetësim këtë spekulim, për qëllimin e të cilit nuk dëshirojnë të paragjykojnë askënd si të interesuar, po që përdoret duke i servirur opinionit një studim të kryer nga Cullen International për Drejtorinë e Përgjithshme të Rrjeteve të Komunikimit, Përmbajtjes & Teknologjisë të Komisionit Evropian, si një opinion zyrtar të Komisionit Europian. AKEP në reagimin zyrtar mban këtë qëndrim: “Sqarojmë opinionin e gjerë publik se ky Raport nuk është raport i KE-së por raporti i 4-rt i Cullen International “Monitorim i zhvillimeve rregullatore dhe të tregut për shërbimet e komunikimeve elektronike dhe shoqërisë së informacionit në vendet në zhvillim”.

Cullen International është një organizatë e cila përgatit studime, punë kërkimore dhe raporte për Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian dhe organizata të tjera, duke ndjekur zhvillimet në fushën e telekomunikacioneve, medias, tregtisë elektronike, postare dhe të energjisë në vendet e Evropës, Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Jugut. Raportet e përgatitura nga Cullen International janë të një natyre studimore informuese dhe nuk reflektojnë qëndrimin zyrtar të Komisionit Evropian. Për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm në këtë drejtim, në hyrje të çdo raporti, Drejtoria e Përgjithshme e Rrjeteve të Komunikimit, Përmbajtjes & Teknologjisë të Komisionit Europian, sqaron se: “Informacioni dhe opinionet e shprehura në këtë material reflektojnë ato të autoriteteve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë opinionin e Komisionit. Komisioni nuk garanton saktësinë e të dhënave të paraqitura në këtë studim. As Komisioni dhe as ndonjë person që vepron në emër të Komisionit nuk mban përgjegjësi për përdorimin e informacionit që përmban ky studim”.

AKEP vë në dukje se raporti në tekstin origjinal në gjuhën angleze, paraqet fakte apo opinione të autoriteteve të cilat nuk janë të kontestueshme nga ana e tyre pasi, AKEP-i bashkëpunon prej vitesh në mënyrë shumë aktive dhe serioze me Cullen International dhe përbën burimin kryesor të furnizimit të kësaj organizate me informacionet e publikuara për Shqipërinë. Por përkthimi i pjesshëm dhe jo i plotë i këtij raporti i shoqëruar me interpretime dhe opinione të artikullshkruesve në raport jo të drejtë me të vërtetën dhe aq më tepër me burimin e tij, konsiderohen nga ana e AKEP abuzive, dezinformuese dhe aspak të pranueshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>