Lajmet

AKEP: Rregullimet nga autoriteti kanë sjellë uljen e tarifave celulare në Shqipëri

Aug 1 2014
0 Shpërndarje
AKEP: Rregullimet nga autoriteti kanë sjellë uljen e tarifave celulare në Shqipëri

logo-akep-lajm-1AKEP vazhdimisht ka aplikuar rregullime të tarifave të terminimit të thirrjeve zanore në rrjetet individuale celulare ndaj operatorëve vendas. Autoriteti rregullator ka analizuar disa faktorë si të rëndësishëm për rregullimet e tarifave të terminimit për operatorët me fuqi të ndjeshme në treg (FNT): si pjesët e tregut, konkurrenca e mundshme, fuqia kundërvepruese e blerësve të shërbimit dhe tarifimi i shërbimit të terminimit.

Niveli i tarifimit ka qenë objekt rregullimesh nga AKEP që nga viti 2006. Këto rregullime janë bërë mbi bazën e nivelit mesatar të tarifave të terminit në BE deri në 2010-ën dhe nga 2010 e deri më sot këto rregullime janë bërë në reduktim të përshkallëzuar sipas modelit BU-LRAIC, i ndërtuar në vitin 2010 nga AKEP me konsulencë ndërkombëtare.

Nga analiza e AKEP tarifat e terminimit në rrjetet celulare të dy operatorëve të mëdhenj në Shqipëri del se kanë qenë afër nivelit mesatar të vendeve të BË në vitet 2008 derisa të barazohen në 2014. Vodafone dhe AMC klasifikohen si operatorë me fuqi të ndjeshme në treg si rezultat i numrit të madh të përdoruesve. Këto rregullime synojnë që Vodafone dhe AMC të ofrojnë tarifa të barabarta me 34 vende të Bashkimit Evropian.

Sipas AKEP, reduktimi i kostos nuk ka ardhur si rezultat i konkurrencës, por nga rregullimet e bërë nga vetë autoriteti në fjalë nëpërmjet procedurave të zgjidhjes së mos marrëveshjeve. Në mungesë të kësaj ndërhyrje, në treg do të imponoheshin tarifat edhe më të larta. Nga analiza e AKEP mbi Operatorët me fuqi të ndjeshme në treg u arrit në rezultatin se katër operatorët kanë 100 % të tregut të terminimit të thirrjeve në rrjetet e tyre. Operatorët celulare nuk përballen me kërcënimin e hyrjes në tregjet e tyre të terminimit të operatorëve të tjerë. Operatorët celulare ndeshen me fuqi të ulët kundërvepruese nga operatorët e tjerë e definuar ndryshe edhe si konkurrencë. (PCWorld Albanian)

Tags >

akep
Lajmet e fundit>