Analiza

AKEP: Shqipëria numëron 3,36 milion përdorues aktivë të telefonisë celulare, 247,070 fikse dhe 206,896 të internetit broadband

Feb 22 2015
0 Shpërndarje
AKEP: Shqipëria numëron 3,36 milion përdorues aktivë të telefonisë celulare, 247,070 fikse dhe 206,896 të internetit broadband

timthumb

Tregu i telekomunkacionit shqiptar po shfaq shenja pozitive zhvillimi në disa sektorë si Interneti Broadband. Të paktën kështu tregon raporti i tremujorit të fundit të 2014 publikuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike në Shqipëri. Në faqen zyrtare të autoritetit u publikuan të dhënat e tre segmenteve kyç të këtij sektori: Telefonia e Lëvizhme(Celulare), Telefonika Fikse dhe Interneti Broadband.

Sipas të dhënave që janë paraqitur në këtë raport, 2014 ishte një vit suksesi për Internetin Broadband në Shqipëri. Kjo degë e sektorit të telekomunikacionit u ballafaqua me një rritje me 13.3 % të internetit fiks dhe 10.5 % për internetin 3G. Ndërsa nga pikëpamja e penetrimit të këtij shërbimi, 2014 rezultoi me një rritje prej 11.66 % krahasuar me 2013. Duhet të theksojmë se një meritë të madhe për rritjen e penetrimit kanë operatorët e rinj alternative të bazuar lokalisht që po sjellin shërbimet edhe në ato qytete dhe zona ku ofruesit kryesor nuk janë prezent.

Telefonia Celulare

Telefonia Celulare është dega më e zhvilluar e tregut të telekomunikacioneve. Nga llogaritjet e AKEP zbulohet se ekzistojnë 3.36 milion përdorues aktivë dhe 4.88 milion karta SIM aktive. Krahasuar me 2013 këto shifra ishin 3.68 milion dhe 5.28 milion respektivisht. Operatori Vodafone kryeson me 45 % të abonentëve ndjekur nga AMC me 33 %, Eagle Mobile 13 % dhe Plus Communication 8 %. Vlen të theksohet se tre operatorët e parë ofrojnë shërbime 3G ndërsa Plus mori autorizimin në 15 shtator të vitit të shkuar ku janë bërë 7 muaj dhe akoma asnjë shërbim. Tregu i thirrjeve dalëse të telefonisë celulare kryesohet nga Vodafone me 49 % të tyre ndjekur nga AMC me 33 %, Eagle Mobile me 11 % dhe Plus me 7 %. Gjithashu Vodafone zotëron 65% të sms-ve dalëse, ndjekur nga AMC me 19 %, Plus me 12 % dhe Eagle Mobile me 5 %.

Telefonia Fikse

Telefonia Fikse vazhdon të rregjistrojë rënie. Nga 281,200 pajtimtarë në 2013, kjo shifër ra në 247,070 pajtimtarë ne fund të 2014. Brenda këtyre statistikave janë përllogaritur rritjet dhe rëniet e numrit të abonentëve në kompanitë respektive. Operatori Kabllor Abcom dhe Nisatel kanë pasur rritje me 14 % dhe 29 % respektivisht. Ndërsa AMC dhe ALBtelecom kanë regjistruar rënie me 63% dhe 13% respektivisht. Norma e penetrimit të telefonisë fikse është në shifrat e 8.73 %. Aktualisht Tirana është qarku me penetrimin më të lartë prej 13.4 % ndërsa Kukësi më të ultën prej 2.7 %.

Interneti

Përkundër telefonisë celulare dhe asaj fikse, Internet Broadband pati një rritje nga 182,556 abonentë në 2013 në 206,896 në fundin e 2014. Edhe shërbimi i aksesi në internetin 3G u shoqëruar me rritje pre 10.5 % nga viti në vit. Penetrimi i internetin fiks ishte në masën e 7.3% ndërsa atij 3G (Modem USB) në 4.35 %. Numri i abonentëve të internetin 3G përmes USB u rrit nga 111,367 në 2013 në 123,060 në 2014. Edhe numri i përdoruesve 3G nga një apparat smartfon u rrit me 0.87 %. Tirana mban penetrimin më të lartë të internetit me 12.7 % ndërsa Dibra më të ultën me 2 %.

Domeinet .al

Në 2014 numri total i domeineve shkoi në 14 %, një rritje prej 2,111 vetëm në 2014.

Portabiliteti i Numrit

Portabiliteti i numrit në Shqipëri aktualisht ofrohet për të dy llojet e telefonive, si atë celulare edhe atë fikse. Në 2014 janë portuar 26.322 numra ku 24.462 ishin celularë dhe 1860 fiks.

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>