Blog

AKEP, takimin për integrimin dixhital dhe roamingun rajonal

Jul 10 2018
0 Shpërndarje
Në kuadër te adoptimit të modelit Roam Like at Home (RLAH) për vëndet e Ballkanit Perëndimor si dhe tarifave të romingut me vendet e Bashkimit Evropian. AKEP, takimin për integrimin dixhital dhe roamingun rajonal

AKEP në vijim të prezantimit të Programit të BE-së për Mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Integrimin Dixhital, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, organizoi nje takim me drejtues të nivelit të lartë të tre operatorëve celular.

Takimi kishte për qëllim diskutimin mbi Programin e BE-së për Mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në  Integrimin Dixhital, të prezantuar në Asamblenë Dixhitale të zhvilluar në Sofje në datë 25-26 Qershor 2018 dhe Deklarata e Përbashkët e WB6, miratuar në Samitin e Sofjes në 17 Maj 2018.

Në kuadër te adoptimit të modelit Roam Like at Home (RLAH) për vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe tarifave të romingut me vendet e Bashkimit Evropian.

Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë u përfaqësua në takim me Znj. Dorina Cinari, Zv. Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndërsa AKEP nga Kryetari, Z. Ilir Zela dhe këshilli drejtues i AKEP. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>