Lajmet

AKEP tender të ri frekuencash me vlerë 22 milion euro, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Aug 7 2018
0 Shpërndarje
Çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për të drejtë përdorimi 1 x 10 MHz i çiftuar është 7,440,000 Euro. Për tre autorizimet, shuma minimale arrin në 22.4 mln euro. AKEP tender të ri frekuencash me vlerë 22 milion euro, pritet rritja e shpejtësisë së internetit

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka shpallur procedurën e hapur të prokurimit me objekt: “Dhënia e të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz)”.

Të drejtat e përdorimit jepen me qëllim ndërtimin e rrjeteve tokesore të komunikimeve elektronike për të ofruar shërbime të komunikimeve elektronike, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat ekzistuese ku ka shumë mbipopullim.

Procedura e tenderit, njofton AKEP,  zhvillohet për të dhënë 3  te drejta perdorimi (Autorizime Individuale) në brezin e frekuencave 800 MHz (790-862 MHz) dhe zhvillohet në 3 raunde, në të njëjtën ditë të hapjes së ofertave:

  • Të gjithë ofertuesit mund të paraqesin ofertë për marrjen e një të drejte përdorimi në çdo raund.
  • Ofertat për secilin raund do të dorëzohen nga ofertuesit në datën që përcaktohet në dokumentet e tenderit.
  • Ofertuesi fitues i raundit paraardhës rezervon të drejtën të tërhiqet nga hapja e ofertës për raundin pasardhës.
  • Në çdo raund nuk mund të jepet më shumë se një e drejtë përdorimi (1×10 MHz i çiftuar).

Ofertat do te hapen nga Komisioni i Vleresimit te Ofertave (KVO), me data 27.09.2018, ora 10:00, ne ambientet e AKEP.

Çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për të drejtë përdorimi 1 x 10 MHz i çiftuar është 7,440,000 Euro. Për tre autorizimet, shuma minimale arrin në 22.4 mln euro.

Sipas dokumenteve të tenderit, Të drejtën e pajisjes me Autorizim Individual e ka ofertuesi fitues që në renditjen perfundimtare ka paraqitur cmimin me të lartë. Në rast se në renditjen perfundimtare të ofertuesve fitues rezultojne dy oferta me cmim të barabarte ( ≥ se cmimi minimal i ketij tenderi), per të njëjtin Autorizim, atehere fituesi do të përcaktohet me short.

AKEP njofton se Fituesi/Operatori është i detyruar të fillojë shfytezimin e spektrit të alokuar nëpërmjet këtij tenderi brenda nje periudhe prej dy muajsh nga data e marrjes së Autorizimit Individual.  Fituesi/Operatori, me marrjen e Autorizimit Individual do te jetë i detyruar që të zbatojë, sipas deklarimeve të dhëna prej tij në Oferte:   planin per shtrirjen dhe konfigurimin e rrjetit që do ndërtohet për mbulimin me shërbim; ofrimin e të pakten shërbimeve të deklaruara;  standartet teknike të deklaruara. /Monitor

Lajmet e fundit>