Lajmet

AKEP: Vijon puna për përmirësimin e rrjeteve problematike

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
AKEP: Vijon puna për përmirësimin e rrjeteve problematike

akep-1Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Posta në një njoftim pëmes uebsajtit zyrtar bëri të ditur se po koordinon përfundimin e fazës se dytë të stabilizimit të zonave problematike që rezultojnë me devijime flagrante të kushteve teknike të ndërtimit të infrastrukturave.

“Mbi Kushtet Teknike për Ndërtimin e Infrastrukturës së Rrjeteve Kabllore Urbane dhe Rrjeteve me Fibra Optike Ndërurbane të Komunikimeve Elektronike”, u shpreh autoriteti.

2015-2016 janë shpallur nga AKEP vite të stabilizimit dhe standardizimit të rrjeteve urbane të komunikimeve elektronike në të gjithë vendin, ku janë bërë përmirësime te rëndësishme që rezultojnë me largimin përfundimtar të rrjetit të komunikimeve elektronike nga ai elektrik.

Deri në fund të këtij viti po ndiqen me prioritet ndërhyrjet në Bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë dhe Korçë.

Në Tiranë kohët e fundit përfunduan zonat tek Posta Shqiptare, Rr.Rreshit Collaku, Hotel Evropa dhe zona e Shallvareve. Tani po punohet tek Pallatet Agimi, Zona Moskate –  Nikolla Tupe  dhe me tej në zonën e Tiranes së Re, kryesisht ne grup pallatet e ndërtuara para viteve 90 ku instalimet janë jashtë cdo kushti teknik dhe estetik, sipas planit të veprimit të koordinuar nga AKEP.

untitled-1

Duke bashkëpunuar dhe me Bashkinë e Tiranës, aty ku ka ndërtime ose rikonstruksione të infrastrukturës, po përfundojnë ose kanë përfunduar rrjetet ne zona Don Bosko, Selita, rruga Ali Shefqeti, Fadil Rada si dhe ne cdo investim te ri .

Qëndra e vemendjes do të jetë eleminimi i intersektimeve të çrregullta, që krijojnë imazhin e një “fole merimange” në çdo bllok banimi dhe rrugë.

Masat e marra deri tani kanë sjellë në zonat e ndërhyra një gjendje krejtësisht tjetër si në sigurimin teknik dhe treguesit e cilësisë së shërbimit por edhe në aspektin estetik dhe urbanistik të këtyre zonave.

Në këtë lidhje do të gjeni të gjitha zonat ku janë ndërmarrë masa nga AKEP. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>