Lajmet

AKEP zgjeron bashkepunimin me institucionet homologe ne rajon

Apr 21 2010
0 Shpërndarje
AKEP zgjeron bashkepunimin me institucionet homologe ne rajon

Për palën shqiptare, memorandumi u nënshkrua nga Piro Xhixho, kryetar i Këshillit Drejtues të AKEP, dhe për Kosovën nga Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit të ART. Sipas memorandumit, “zyrtarët e lartë të palëve, do të shkëmbejnë pikëpamje dhe/ose do të ndërmarrin veprime dhe pozicione të përbashkëta në forume dhe organizata evropiane dhe ndërkombëtare, që kanë të bëjnë me sektorin e komunikimeve elektronike”, bëri të ditur Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare e Shqipërisë.

Disa operatorë të tregut të telekomunikacioneve pritet të kenë së shpejti veprimtari në Shqipëri dhe Kosovë njëkohësisht, gjë që hap mundësinë për integrim më të madh të dy sistemeve, gjë që mund të sjellë reduktim të kostove dhe përfitim të ndërsjellë. Tani për tani, mes dy vendeve ka vetëm një linjë interkonjeksioni për telekomunikacionet, ku kalojnë një pjesë e madhe e fluksit ndërkombëtar të Kosovës.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Shqipërisë gjithashtu dje ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike të Maqedonisë, cili parashikon bashkëpunim për studimin e aspekteve teknike, ligjore dhe aspekte të tjera të aktivitetit rregullator.

Ky ishte edhe memorandumi i dytë që AKEP ka nënshkruar me institucionet homologe të rajonit, pas atij të firmosur gjatë muajit mars me Autoritetin Rregullator të Telekomunikacioneve në Kosovë.

Por fatkeqësisht në përgjithësi, rrjetet e telekomunikacionit në Ballkan nuk janë aspak të integruara.

AKEP ka bërë të ditur se planifikon që së shpejti të nënshkruajë memorandume mirëkuptimi edhe me vende të tjera të rajonit si Maqedoninë, Malin e zi, etj.

Lajmet e fundit>