Ja se si

Akses i shpejtë me një klikim i historikut të Chrome për iOS

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Akses i shpejtë me një klikim i historikut të Chrome për iOS

chrome ioGoogle përditësoi në fillimin e kësaj jave Chrome për sistemin iOS.

Një prej opsioneve të reja të shtuara në versionin e ri është aksesi më i shpejtë i historisë së shfletuesit dhe kalimi menjëherë tek faqja e dëshiruar pa qënë e nevojshme që të rikërkoni faqen ose të ktheheni mbrapa me disa klikime.

Ashtu si mundët të shihni dhe në video ky opsion i ri është shumë i lehtë për t’u përdorur.

Mjafton një klikim i vetëm për të shfaqur historinë e shfletuesit. Lista e faqeve që shfaqen përfshin një pjesë specifike të historisë konkretisht vetëm ndryshimet e fundit që ju keni bërë dhe nuk paraqet historikun e plotë.

Në rast se e provoni dhe opsioni nuk funksionon, atëherë sigurohuni që të keni instaluar versionin e fundit të Chrome për iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>