Lajmet

Aksesi i Internetit në botën mobile dominohet nga pajisjet Samsung

Sep 10 2013
0 Shpërndarje
Aksesi i Internetit në botën mobile dominohet nga pajisjet Samsung

GALAXY_SIIIFirma kërkimore StatCounter ka kryer një studim për të zbuluar se nga cilat pajisje mobile aksesohet më tepër Interneti.

Për këtë është gjurmuar përdorimi i pajisjeve nëpërmjet shfletuesve dhe është arritur në këto përfundime:

Samsung dominon Internetin përsa i përket numrit të përdoruesve që e aksesojnë atë nga pajisjet mobile. Për muajin gusht, në total pajisjet Samsung përbëjnë rreth 25.7% të të gjitha pajisjeve mobile që navigojnë në Internet.

Ndërkohë iPhone-ët zotërojnë rreth 23.4% të këtij tregu, ndërsa smartfonët Nokia qëndrojnë në vend të tretë me 21.7% pjesë tregu.

Problemi me Apple qëndron tek ofrimi i një numri më të vogël pajisjesh krahasuar me Samsung dhe Nokia.

Është vënë re se momentalisht se i vetmi vend ku Apple zotëron tregun dhe trafikun e Internetit është SHBA me 52.2% duke lënë pas Samsung me 19% dhe Nokia-n me 1.5%. Të shohim se sa do mundet të depërtojë kjo kompani në tregjet në zhvillim pas lançimit të iPhone-it ekonomik 5C. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>