Harduer

Aksesorët e iPhone 6 dhe 6 Plus kanë sjellë 249 milionë $ fitime

Oct 11 2014
0 Shpërndarje
Aksesorët e iPhone 6 dhe 6 Plus kanë sjellë 249 milionë $ fitime

gsmarena_001Sipas kompanisë analitike NPD Group, Apple nuk është e vetmja kompani, e cila ka korrur fitime të majme nga lançimi i telefonçve inteligjentë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Raporti tregon se aksesorët e iPhone 6 kanë kapur një fitim prej 249 milionë dollarësh gjatë dy javëve që kaluan.

Kjo është një rritje prej 43% krahasuar me dy javët kur iPhone 5C dhe iPhone 5S u prezantuan. Në atë kohë aksesorët e këtyre telefonëve sollën 195 milionë dollarë fitime për kompani të ndryshme.

Kasat janë ndër aksesorët më të kërkuar për dyshen më të fundit të iPhone 6. Prodhuesit e tyre duke përfituar nga imazhet e nxjerra para lançimit të telefonëve kanë arritur që të krijojnë modele të ndryshme kasash që para hedhjes në treg. Megjithatë mbrojtësit e ekraneve gjithashtu kanë sjellë fitime të majme, pasi shitja e tyre ka pasur një rritje prej 120%. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>