Lajmet

AKSHI nënshkruan marrëveshje me USAID-in për shërbimet online të qeverisjes vendore

May 8 2014
0 Shpërndarje
AKSHI nënshkruan marrëveshje me USAID-in për shërbimet online të qeverisjes vendore

NAIS2Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka njoftuar se ka nënshkruar më 29 prill një marrëveshje të bashkëpunimit teknik ndërmjet Projektit të USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri. Kjo marrëveshje do të mundësojë zhvillimin e platformës për t’iu ofruar Njësive të Qeverisjes Vendore shërbimet elektronike online dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen e pushtetit vendor.

Bazuar në ekspertizën dhe burimet infrastrukturore të AKSHI-t, si edhe duke shfrytëzuar platformën e interoperabilitetit të ndërtuar dhe që administrohet nga AKSHI, do të mundësohet ofrimi i shërbimeve online duke i integruar ato në portalin qeveritar e-Albania. Projekti i USAID-it, nëpërmjet përdorimit të Platformës së Interoperabilitetit, do të ndërtojë mekanizmat e komunikimit ndërmjet Sistemeve të Informacionit të agjencive qendrore qeveritare me sistemet e Njësive të Qeverisjes Vendore, për të shkëmbyer informacione dhe të dhëna të nevojshme me qëllim përmirësimin e punës dhe rritjen e transparencës në aktivitetin e NjQV-ve.

Rreth Projektit PLGP

Projekti i USAID-it për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore në Shqipëri (PLGP) punon si në nivelin qendror të politikave ashtu edhe në nivelin vendor për të promovuar pranimin e parimeve të qeverisjes së decentralizuar dhe për të përhapur dhe institucionalizuar metodat dhe teknikat praktike dhe efektive për administrimin e njësive të qeverisjes vendore. NJQV-të “partnere” të Projektit PLGP janë: Tirana, Durrësi, Vlora, Elbasani, Korça, Fieri, Kamza, Berati, Lushnjë, Saranda, Paskuqani, Patosi, Kuçova, Kashari, dhe Vora. Projekti punon në katër fusha kryesore:

· Mbështetje për qeverinë shqiptare për zbatimin e politikave efektive dhe të legjislacionit të decentralizimit.

· Përmirësimi i Qeverisjes Vendore.

· Përmirësimi i Menaxhimit të Shërbimeve Vendore.

· Asistencë për Qeverinë Shqiptare dhe pushtetin vendor për planifikimin dhe administrimin e zhvillimit urban dhe rajonal. (PCWorld Albanian)

Tags >

AKSHI
Lajmet e fundit>