Lajmet

Aksion-aventurë me Assassin’s Creed 3

May 29 2012
0 Shpërndarje
Aksion-aventurë me Assassin’s Creed 3

Assassin’s Creed 3 është një temë historike e tipit aksion-aventurë e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft për Play Station 3, Xbox 360, Wii dhe Microsoft Windows. Loja është instalimi i pestë në seritë e Assassin’s Creed dhe pjesa e tretë e saj. Loja do të dalë në treg në 30 Tetor, 2012. Ubisoft ka deklaruar se loja do të jetë më madheshtorja nga seritë e kaluara dhe që sipas tyre do të kompletojë historinë e Desmond Miles (personazhi kryesor). Historia e saj do të jetë midis viteve 1753 dhe 1783 dhe do të fokusohet tek  një paraardhës të ri të quajtur Connor Kenway, i cili luftoi gjatë Revolucionit Amerikan.

Historia dhe kërkimet në lojë do të bazohen në një pjesë të qytetit mjaft të madh të quajtur Frontier (pjesa Veri-Lindore e Amerikës), e cila është sa njëherë e gjysëm më e madhe se Roma dhe mjaft e populluar ku 1/3 e kërkimeve kryhen në këtë zonë. Qytetet e Boston dhe New York gjithashtu mund të eksplorohen dhe do të kenë detaje të reja dhe pamje fantastike.

 

Duke qenë se do të ketë më shumë udhëtime në lojë, zhvilluesit kanë kthyer përsëri metodën e udhëtimit të shpejtë, por më parë duhet çliruar kjo metodë e cila realizohet përgjatë historisë së lojës. Gjithashtu në lojë është përfshirë dhe ngjitja e pemëve apo rrëshkitja poshtë pengesave.

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>