Biznes

Aksionet e Facebook Inc bien nën vlerën 19 $

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Aksionet e Facebook Inc bien nën vlerën 19 $

Aksionet e Facebook Inc kanë rënë në pikën e tyre më të ulët në tri javë.

Kjo ka ardhur për shkak të shqetësimeve se punëtorët e kompanisë do të nisin të shesin aksionet e tyre kur të mos vlejë më ndalesa e shitjes së aksioneve nga këta të fundit.

Aksionet kanë rënë me 1.6 për qind në 18.91 $, duke shkuar më pas në 19.08 $ në bursën e Nju Jorkut.

Kufizimi për shitjen e mundshme të 804 milionë aksioneve merr fund më 14 nëntor, pasuar nga 156 milionë aksione më 14 dhjetor.

Facebook ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës së vet që kur ka nisur të shesë aksionet e veta me çmimin e 385 për aksion në muajin maj. Punëtorët e vjetër dhe ata aktualë të Facebook-ut, të cilët kanë parë se vlera e aksioneve të tyre është përgjysmuar, mund t’i shesin ato pasi të skadojë ndalesa.

Në maj të vitit që vjen do të hidhen në qarkullim edhe 47.3 milionë aksione.

Aksionet e shefit ekzekutiv Mark Zuckerberg nuk janë pjesë e kësaj sasie sepse ai nuk do t’i shesë aksionet e tij para shtatorit që vjen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>