Siguri

Aksioni Evropian rezulton me 10 të arrestuar për pirateri

Sep 8 2010
0 Shpërndarje
Aksioni Evropian rezulton me 10 të arrestuar për pirateri

Pesë të arrestuar që janë kapur në Belgjikë, ku njësia e krimeve kompjuterike ka udhëhequr një operacion gjatë të martës në të cilin janë nxitur mbi 12 shtete tjera, duke përfshirë Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Suedinë, tha zëdhënësi i policisë së Belgjikës, Tine Hollevoet.

“Bastisjet kanë neutralizuar 48 server që material ilegal” u shpreh Hollevoet.

Në Belgjikë, të dyshuarit në rrjetin e shkëmbimit ilegal të skedarëve janë paditur si anëtarë të një organizate, për mashtrim kompjuterik, hacking dhe pirateri. “Ata janë të moshës mes 25 dhe 30 vjet dhe ata e dinin se çfarë po bënin” tha Olivier Bogaert për Associated Press. Ai theksoi se ata nuk po kërkonin të maksimalizonin profitin financiar përmes veprimeve të tyre. “Ata e kanë nocionin se çdo gjë duhet të jetë pa pagesë” tha Bogaert.

Në anën tjetër policia suedeze, ka bastisur lokacione të ndryshme të dyshimta për shkëmbim të skedarëve, duke përfshirë një kompani për ueb hosting të quajtur PRQ në Stockholm, që kishte lidhje me The Pirate Bay, një prej pasurive më të mëdha botërore për shkëmbim të skedarëve.

Një koordinues i policisë Suedeze, i quajtur Paul Pinter tha se bastisja ndaj PRQ nuk ka pasur të bëjë asgjë me “The Pirate Bay apo WikiLeaks”. Pirate Bay ka mbetur në funksion pavarësisht vendimit të shpallur si fajtor për shkelje të të drejtave autoriale në Suedi, kundër katër njerëzve që mirëmbanin apo financonin faqen.

Në mbrëmje të së ditës së mërkurë, Pinter tha se të gjithë të arrestuarit janë liruar.

Në anën tjetër industria humb mbi 30 milion euro në vit në Belgjikë, dhe gjashtë miliard euro anembanë botës, si rrjedhojë e këtyre shkarkimeve ilegale.

Lajmet e fundit>