Softuer

Aktivitetet paranormale rikthehen sërish me F.E.A.R. 3

Apr 9 2010
0 Shpërndarje
Aktivitetet paranormale rikthehen sërish me F.E.A.R. 3

Titulli në fjalë që mund të luhet për platformat, Xbox 360, PS3 dhe Windows PC, pritet që të veçohet me moduset Single-Player dhe Co-Op.

“Warner Bros. Interactive Entertainment është duke evoluar markën F.E.A.R. me horror më të mirë që keni parë deri më sot, luajtje në bashkëpunim dhe beteja në modusin First Person Shooter” shpjegoi presidenti i Warner Bros. Interactive, Martin Tremblay.

Sipas Tremblay, Alma rikthehet në F.E.A.R. 3 me djemtë e saj Point Man dhe Paxton Fettel, të cilët shpalosen në moduset gjegjëse, divergjente co-op.

“Kjo u ofron lojtarëve aftësi të ndryshme që ndikojnë në luajtjen e tyre si dhe në eksperiencën e luajtjes me bashkë-lojtar”. Tha Tremblay.

“ Gejmerët marrin pjesë në single-player apo co-op si Point Man, një super ushtar i avancuar gjenetikisht që është shpalosur origjinalisht në F.E.A.R., ose ata mund të luajnë së bashku me edhe me rolin tjetër, pra edhe me vëllanë Paxton Fettel, fuqia telekinetike e të cilit i ka thënë atij jetë përtej varrit”.

Tremblay gjithashtu theksoi se drejtori legjendar i horrorit, John Carpenter (Hallowen, Village of the Damned) dhe shkrimtari i skriptave dhe i autori i shkrimeve horro Steve Niles (30 Days of Night) kanë ofruar “konsultime” për të avancuar disa prej aspekteve më frikësuese të lojës.

Lajmet e fundit>