Lajmet

Aktivizoni “Easy Uninstaller” për të fshirë menjëherë aplikacionet e panevojshme

Mar 17 2013
0 Shpërndarje
Aktivizoni “Easy Uninstaller” për të fshirë menjëherë aplikacionet e panevojshme

Kur kërkoni për një aplikacion të caktuar mund të ndodhë që të shkarkoni dy ose më tepër aplikacione pasi dëshironi t’i provoni dhe të përzgjidhni më të mirin prej tyre.

Në qoftë se disa prej tyre do të vendosni të mos i përdorni, atëherë do iu duhet të drejtoheni tek Google Play Store ose tek menuja e aplikacioneve për t’i fshirë përfundimisht.

Në rast se gjendeni shpesh në këtë situatë, atëherë do të ishte e këshillueshme që të instalonit “Easy Uninstaller”, aplikacion që lehtëson fshirjen e gjithë aplikacioneve që ju dëshironi.

Më poshtë po shpjegojmë shkurtimisht si funksionon:

1- Fillimisht instaloni një kopje të “Easy Uninstaller” në një pajisje Android.

2- Pasi të hapni aplikacionin, në listën që do të shfaqet klikoni në kutitë e vogla në anë të çdo aplikacioni që ju doni të ç’aktivizoni.

Për aplikacionet që kanë qenë të instaluara nga prodhuesit që në fillim është e këshillueshme që më parë t’i ç’aktivizoni.

Ndalni programet që fillojnë bashkë me Windows

3- Klikoni mbi butonin me ngjyrë të gjelbër “Uninstall” në fund të ekranit dhe të gjithë aplikacionet e përzgjedhur do të fshihen menjëherë. (PCWorld Albanian)

Easy Uninstaller

Lajmet e fundit>