Biznes

Akuzuesja e ish shefit ekzekutiv të HP-së, paraqitet në skenë

Aug 9 2010
0 Shpërndarje
Akuzuesja e ish shefit ekzekutiv të HP-së, paraqitet në skenë

Jodie Fisher, ka shpalosur identitetin e saj për herë të parë përmes një deklarate të lëshuar nga avokatja e saj, Gloria Allred. “Ishte e befasuar dhe e pikëlluar që Mark Hurd ka humbur punën për shkak të kësaj” tha ajo. “Ky nuk ka qenë asnjëherë qëllimi”.

Fisher ishte më parë një shitëse dhe ishte paraqitur në filma dhe spektakle televizive, ku më i fundit në karrierën e saj ishte “Age of Love” në NBC.

HP befasoi botën e biznesit kur të premten bëri të ditur dorëheqjen e Hurd, duke akuzuar atë për falsifikim të raporteve të shpenzimeve për të mbuluar “një marrëdhënie të afërt personale” me një kontraktore femër.

Fisher tha para bordit të HP-së në qershor të këtij viti se Hurd e ka ngacmuar atë seksualisht, por një hetim nuk gjeti asnjë shkelje në politikat e kompanisë të ngacmimit seksual.

Fisher tha të dielën se ajo ka zgjidhur pretendimin e saj kundër Hurd në formë private, por nuk ka ofruar asnjë detaj tjetër.

“Tek HP, unë kam qenë e kontraktuar të punojë në vente të konsumatorëve të nivelit të lartë dhe të ekzekutivëve, që janë mbajtur brenda dhe jashtë vendit” tha Fisher. “Unë jam përgatitur për këto vente, kam punuar me mjaft mund dhe kam shijuar punën për HP”.  Ajo ka punuar si një kontarktore tek HP prej fundit të vitit 2007 deri në mes të vitit 2009.

Lajmet e fundit>