Vëzhgim

“.al”, bëhet domen për të gjithë shqiptarët

Apr 12 2010
0 Shpërndarje
“.al”, bëhet domen për të gjithë shqiptarët

Ky shërbim deri më tani u është ofruar vetëm personave juridik apo fizik, por tani kjo gjë ka ndryshuar dhe ndërkohë edhe tarifa është bërë më e lirë, duke rënë në 2000 lekë (rreth 14 euro) në dy vjet.  

Organi përgjegjës që merret me regjistrimin e abonentëve të rinj në kuadër të domenit shqiptar “.al” është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Sipas AKEP, këto lehtësime për përdorimin e domenëve me prefiksin .al është bërë si përgjigje ndaj kërkesave të larta të kompanive dhe individëve shqiptarë për të pasur këtë shërbim, të cilët po kërkojnë që të identifikohen në tregun ndërkombëtar edhe përmes internetit.

Nëse e keni blerë numrin e fundit të revistës PC World Albanian (prill 2010), aty keni rastin të gjeni një artikull që shtjellon temën e domenëve të Shqipërisë dhe në veçanti të Kosovës.

Padyshim që kjo ofertë do të jetë edhe një plus i madh për banorët e Kosovës , të cilët në mungesë të domenit shtetëror (i cili pritet të jetë .ks, .rks apo .kv), do të shfrytëzojnë rastin që të regjistrojnë web faqen e tyre në kuadër të domenit të Shqipërisë, dhe të identifikojnë vetën me këtë prefiks.

Lajmet e fundit>