Ja se si

Alarmi i aplikacionit Walk Up nuk fiket nëse nuk e nxirrni “shëtitje” në mëngjes

Jul 29 2013
0 Shpërndarje
Alarmi i aplikacionit Walk Up nuk fiket nëse nuk e nxirrni “shëtitje” në mëngjes

Një aplikacion i ri i quajtur Walk Up ka një karakteristikë unike për t’u siguruar që ju zgjoheni vërtet në mëngjes: për ta fikur, duhet më parë t’i bëni një shëtitje para se të pushojë përfundimisht.

Ky aplikacion ju hyn në punë veçanërisht njerëzve që prekin shpeshherë në mëngjes butonin e fjetjes edhe për disa minuta të tjera (snooze).

Me siguri që e njihni mirë këtë buton që e prekim zakonisht për të fjetur edhe 5 ose 10 minuta të tjera dhe papritur shohim se kanë kaluar në fakt edhe 30 minuta dhe jemi bërë vonë.

Aplikacioni përdor veçorinë e akselerometrit që gjendet në iPhone për të gjurmuar lëvizjen. Mund ta programoni që të fiket pas një numri të caktuar hapash apo ta vendosni të fiket pas 100 hapash. Është i disponueshëm për një sërë pajisjesh iOS për 0.99$.

Megjithatë ka një hile. Alarmet që janë vendosur në aplikacion janë ose një zë mashkulli që bërtet ose një zë femre që bërtet. Kështu që, nëse nuk e keni problem të zgjoheni me “forcë” në mëngjes dhe të siguroheni që të zgjoheni vërtet pa humbur kohë, Walk Up mund të jetë aplikacioni i duhur. (PCWorld Albanian)

Alarmi Walk UP

Lajmet e fundit>