Vëzhgim

ALBANIA – Fjalë e huaj në fjalorin e shqipes

Aug 29 2008
0 Shpërndarje
ALBANIA – Fjalë e huaj në fjalorin e shqipes

Autokorrektori AS 2.0 për Office, plot “vrima”

Një nga shqetësimet që kanë dalë që në numrin e parë të PCWA ka qenë përdorimi i gjuhës shqipe në teknologjinë informatike. Vitet e fundit,  alori i shqipes për Office, AS 2.0, ka qenë një nga të rejat e pakta që dikush ka marrë mundimin të hedhë në botën informatike shqiptare. AS 2.0, i krijuar nga Alba-So në bashkëpunim me shumë institucione dhe personalitete të fushave përkatëse, ka ndihmuar deri diku në riparimin e gjuhës pas neglizhimeve të mëdha të dekadave të fundit. AS 2.0 ka dhënë dhe një kontribut të vyer në ndihmë të shkollës dhe letrarëve shqiptarë, jashtë trojeve të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë në Kosovë dhe Maqedoni. Megjithatë, askush nuk i ka bërë  alorit një analizë të mirëmirëfilltë teknike, për të provuar funksionalitetin e tij në çdo aspekt. Ja dhamë AS 2.0 një ekipi letrarësh për testim dhe analiza e mëposhtme është ajo që doli, vetëm pas një pasditeje pune.

Unë, që pjesën më të madhe të kohës e kaloj duke shkruar në kompjuter, e vlerësoj punën e hartuesve të këtij programi. Është një ndihmë e madhe për të gjithë ne, që gjatë punës së shpejtë,  alët e shkruara gabim të evidentohen lehtë nga syri, pasi korrektori elektronik i nënvizon me vijë të kuqe. Dihet që arti i të shkruarit kërkon shumë punë dhe durim dhe me plot gojën mund ta them që me anë të përdorimit të këtij  alori shqip në kompjuter durimi dhe shpejtësia kanë  tuar përparësi. Tashmë, nuk na duhet të lodhim sytë në maksimum për t’iu kthyer disa herë të njëjtit shkrim për të parë nëse ndonjë gabim na ka shpëtuar. Këtë punë e bën me lehtësi të madhe kompjuteri, falë instalimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Deri këtu në rregull, por çdo medalje e varur ka dy anë! Me siguri të gjithë ju që e keni instaluar dhe përdorni këtë fjalor, jeni lodhur duke vrarë mendjen nëse gabimi tek një  alë e shkruar ka qenë i juaji apo i kompjuterit.

A ju ka ndodhur? Unë do të pohoja me forcë dhe nuk e mohoj që shpesh kam vënë veten në provë, pasi dyshoja tek njohuritë e mia mbi gjuhën shqipe. E them këtë pasi shumë  alë tek ky fjalor janë të shkruara gabim dhe shumë tëtjera, sidomos  alët e prejardhura, nuk njihen fare prej tij, rrjedhimisht nënvizohen si të gabuara. Pothuajse shumica e emrave të përveçëm nuk njihen nga  alori. Është e çuditshme, por lista  llon me emrin që njihet Shqipëria nëpër botë, duke u pasuar me shumë personalitete të politikës dhe artit shqiptar: Albania na del  alë e panjohur. Ja dhe disa shembuj emrash nga personalitetet shqiptare që gjithashtu nuk njihen: Ekrem Spahia, Jahja Drançolli, Fatmir Sejdiu, Hashim  açi, Sali Berisha, Moikom Zeqo, Ismail Qemali, Servet Pëllumbi, Joze na Topalli, Sonila Meço, Mirela Sulo, Violeta Manushi, Kadri Roshi, Erion Braçe, Azem Hajdari, Hajrush Fazlliu,Ismet Drishti, Eshref Qahili, Adem Demaçi, etj. Shumë prej  alëve që përdoren si thirror në gjuhën shqipe nuk njihen: O djemani! O motrani! Një varg emrash, të cilët dalin me dy trajta shumësi. Njëra prej tyre nuk njihet: Hajvanë, hajvanër, këlyshë këlyshër, qen qenër. Fjalë të përbëra me lidhje përcaktore midis gjymtyrëve të tyre, të cilat shkruhen njësh: Amerikanoverior, amerikanojugor, qindvjetësh, projektamendamentet etj. Shumë  alë të prejardhura dhe të përbëra nuk përfshihen në këtë  alor, pormungojnë edhe forma të tjera të përdorimit të  alëve në gjuhën shqipe si mbiemrat, foljet etj: Krishtërimi, studioze, vëllanë, strikte, emocionalisht, pasionante, ndërveprojnë, prirur, eksituese.

E çuditshme, por mungojnë të gjitha  alët me kontekst seksual apo të përkatësisë gjinore. Kandidon dhe shumë prej  alëve që përdoren në Kushtetutën e Shqipërisë. Të tretëve, parauniversitar, mos ushtrimi, nën paragraf, rithirret, shumemërore, njëemërore Gjithashtu mungojnë shumica e formave të shkurtuara të shqipes: Çfarë ishte – ç’ishte Çfarë kishte – ç’kishteNuk më duhet – S’më duhet etj. Dhe si për ironi, ky program i drejtshkrimit nuk njeh në të shkruar as emrin e disa prej gjuhëtarëve më të mëdhenj të shqipes, siç janë Eqerem Çabeji, Naim Frashëri, Avdyl Frashëri, Kostandin Kristoforidhi, Arshi Pipa, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Mehmet Çeliku, Fatmir Agalliu, Ali Dhrimo, Minella Totoni, Ethem Likaj, Androkli Kostollari, Enver Hysa etj. Janë të shumta problemet, por nuk po vazhdojmë më tej! Megjithatë, kjo është një punë e mirë që duhet vazhduar më tej dhe besoj se në versionet e ardhshme, këto gabime do të korrigjohen.

Lajmet e fundit>