Lajmet

Albanian ICT Awards çeli në Tiranë turin e takimeve të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare

Feb 24 2017
0 Shpërndarje
Ekipi i Albanian ICT Awards celi sot turin e takimeve në kuadër të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit me komunitetin e Oficina dhe nxënësit e Institutit Harry Fultz në Tiranë. Albanian ICT Awards çeli në Tiranë turin e takimeve të edicionit të pestë jubilar të garës mbarëkombëtare Photo Source: ICT Awards

Organizuar pranë ambjenteve të OFICINA në Institutin Harry Fultz, ky takim përgjatë të cilit ekipi organizativ i ICT Awards ndau me pjesëmarrësit rrugëtimin e një inovacioni që flet shqip përgjatë pesë viteve të fundit, shënon të parin në mesin e shumë takimeve që pritet të mbahen deri në mbylljen e aplikimeve.

Më to synohet që mesazhi dhe thirrja e Albanian ICT Awards drejtuar maratonomakëve të teknologjisë së informacionit të përçohet në çdo shtëpi dhe familje shqiptare.

Harry Fultz është një ndër shkollat më aktive në vend për sa i përket angazhimit konkret të nxënësve në shkencat kompjuterike dhe me implementimin e inovacioneve të ndryshme në robotikë, shquhet për prodhimet e gjenive të vegjël në fushat elektronike.

Prezantimi i garës, kategorive, kritereve dhe shpërblimeve përpara nxënësve  dhe profesorëve të Harry Fultz u drejtua nga koordinatorja Aneida Bajraktari në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe bashkëthemeluesi i Albanin ICT Awards, Kushtrim Shala.

Thirrjes për aplikim iu përgjigjen menjëherë disa studentë të cilët të entuziasmuar prezantuan disa prej ideve të tyre pikërisht gjatë aktivitetit ku spikatën ide inovative dhe të shumëllojshme si: Fshesa elektronike (robot) e cila ishte shpikur nga nxënesit e vitit të 4 të Institutit, aplikacion CMS për menaxhimin e bibliotekës së shkollës, aplikacion për mbrojtjen e të dhënave personale, aplikacioni “Remote Administration Tool” i cili u vjen në ndihmë personave që aspirojnë të bëhen hakera dhe aplikacioni i komunikimit MessengAIR i cili dërgon mesazhe të ndërthurura me teknologjinë e realitetit të shtuar.

Këtyre prezantimeve ju bashkuan edhe dy ide nga akseleratori OFICINA, një platformë e arkitektëve shqiptar dhe një platformë e turizmit dentar.

Takimi i radhës me profesorë, studentë dhe të apasionuar pas teknologjisë do të mbahet më 3 Mars në qytetin e Gjakovës pranë qendrës Bonevet e cila vitin e kaluar i dha ICT Awards Yllin në Ngritje të Vitit.

Të gjitha ata që duan të bëhen pjesë e Albanian ICT Awards me kontributin e tyre do të kenë në dispozicion një formular online.

Ftojmë të gjithë kandidatët, bashkohuni në rrugëtimin tonë duke aplikuar në një nga tetë kategoritë përmes ictawards.org. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 31 mars 2017. /ICTSmedia

Lajmet e fundit>