Lajmet

Albanian ICT Awards drejt Finalizimit

Apr 22 2013
0 Shpërndarje
Albanian ICT Awards drejt Finalizimit

Gara mbarëkombëtare “Albanian ICT Awards2012” është duke përshkuar proçesin final të saj, të cilit i kanë mbetur vetëm edhe pak ditë nga ngjarja e madhe ku pritet të shpallen çmimet dhe nderimet për individët më të suksesshëm të Vitit 2012. Gjatë fundjavës që shkoi një takim të dytë i jurisë profesionale është zhvilluar në ambientet e Hotel Tirana International, ku janë shqyrtuar listat e ngushta të të pesë  kategorive të ICT Awards.

AICTA_Jury_20APR13_03

Juria është e përbërë nga emra të shquar të akademisë, biznesit dhe informatikës si (Mira Mezini, Ismet Hamiti, Kozeta Sevrani, Endri Hasa, Endri Xhina, Arsen Kurti, Visar Jasiqi, Enkelejd Zotaj, Rahmil Limani dhe Igli Gjelishti).

Vlen të theksohet fakti se gara është konsideruar shumë e “nxehtë” në të gjitha kategoritë, çka do të thotë se juria është ndeshur përballë sfidave të ndryshme në vendimmarrjen e tyre profesionale dhe parimore, duke konsideruar se shumica e pjesëmarrësve dhe aplikacionet e tyre kanë qenë në nivele shumë të kënaqshme, me prurje nga profesionistë nga të gjitha trevat shqipfolëse si Mali i zi, Maqedonia, Kosova, Shqipëria si dhe shqiptarë me banim në vende të ndryshme të Evropës.

Me përfundimin e kësaj faze të rëndësishme, kjo javë do të jetë e fokusuar vetëm në mbrëmjen kryesore, Galaja “Albanian National ICT Awards 2012”. Për mbarëvajtjen e këtij organizimi do të përkujdeset Tirana International Hotel, duke ofruar në dispozicion të gjitha asetet e nevojshme, Geraldina Spoza për të siguruar një ambient ‘Gala’, si dhe Kuarteti i harqeve të Top Channel i cili do të kujdeset për tingujt melodioz dhe atmosferë të veçantë.

Kompania ICTSmedia së bashku me Sponsorët e këtij evenimenti si Raiffeisen Bank Albania, Vodafone Albania dhe kompania Albvision, me mbështetjen e Partnerit strategjik siç është Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe mbështetjen e partnerëve të tjerë si Protik, AUK, AITA dhe Microsoft do të kujdeset pë kurorëzimin në mënyrë të suksesshme të këtij eventi, duke e kthyer atë në një institucion të ri vlerësimi dhe promovimi të individëve të suksesshëm, në traditë të përvitshme mbarëkombëtare në sektorin ICT. (ICT Awards)

Lajmet e fundit>