“Albanian ICT Awards II” përmbylli me sukses maratonën e workshop-eve në Kosovë

Mar 10 2014
0 Shpërndarje
“Albanian ICT Awards II” përmbylli me sukses maratonën e workshop-eve në Kosovë

PrishtineICTSmedia, si organizatore e “Albanian ICT Awards II”, ka përmbyllur me sukses maratonën e mbajtjes së workshop-eve në Kosovë duke filluar me qytetin e Prishtinës, Gjakovës e për t’i përfunduar ato më 8 mars në qytetin e Mitrovicës. Kosova dëshmoi edhe njëherë se ka potenciale dhe talente të vërteta të fushës së ICT-së të cilët, gjatë mbajtjes së këtyre prezantimeve, u treguan mjaft aktivë dhe të gatshëm të konkurrojnë në “Albanian ICT Awards” që mbahet për vitin e dytë me radhë.

Workshop-et filluan me 6 mars në qytetin e Prishtinës në ambientet e A.U.K, për të vazhduar me 7 mars në Jakova Innovation Center në qytetin e Gjakovës e për ta përmbyllur më 8 mars në qytetin e Mitrovicës me një interesim mjaft të lartë. ICTSmedia, si organizatore e këtij eventi mbarëkombëtar, ishte mjaft e kënaqur me pjesëmarrjen në këto workshop-e të cilat u mbajtjen në kuadër të sensibilizimit të opinionit publik ku të ftuar dhe pjesëmarrës ishin profesorë, ekspertë dhe profesionistë të ndryshëm, studentë dhe të pasionuar të fushës së ICT-së.

Kosova dëshmoi edhe këtë vit se fusha e teknologjisë është një ndër shtyllat kryesore të kësaj shoqërie ku profesionistë dhe talente të ndryshme paraqiten projektet e tyre dhe interesim për të konkurruar në këtë garë individuale.

Fotot_gjakoveGjatë këtyre takimeve, përfaqësues të ICTSmedia-s shpalosen mënyrat e aplikimit duke sqaruar në detaje dokumentacionin e kërkuar dhe kushtet për pesë kategoritë e çmimeve, ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit. Studentët apo të pranishmit patën mundësi të njihen më nga afër me konceptin e eventit, të merrnin informacione më të plota mbi konkursin, të njihen me procesin e vlerësimit të projekteve, afatet e fundit të dorëzimit të punëve të tyre, përfitimet për fituesit etj. Gjithashtu ata patën mundësi të merrnin edhe këshilla të vlefshme që do t’i ndihmonin në plotësimin e aplikimeve të tyre, të cilat pranohen vetëm online përmes faqes zyrtare http://ictawards.org/. Gjatë takimeve një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe anëtarëve të jurisë të cilët vijnë nga profile të ndryshme dhe janë profesionistë të vërtetë në këtë fushë.

Një falenderim i veçantë iu bë edhe sponsorëve të eventit, disa prej së cilëve e mbështesin për të dytin vit radhazi konkursin e Albanian ICT Awards. Duke filluar me partnerin strategjik të ICTSmedia dhe ICT Awards, Fondacionin Mediatik “Dritan Hoxha”, Raiffeisen Bank, që garanton çmimet financiare për fituesit, Vodafone Albania që do të dhurojë çmime materiale për ta si dhe është e interesuar të blejë apo të investojë në projektet më të suksesshme të konkursit, Top Channel i cili mbështet mediatikisht konkursin, University of New York Tirana që do të sigurojë bursa universitare dhe pasuniversitare për fituesit e kategorive, A.U.K, kompanitë Albvision dhe Albsoft për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre dy edicioneve, Abcom, Abissnet, Tirana Business Park si dhe partnerët Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Foto_mitroviceAplikimet për “Albanian ICT Awards II”, janë hapur zyrtarisht nga 1 shkurti 2014 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më 31 mars 2014. Pas kësaj date, juria do të mblidhet për të vlerësuar projektet dhe do të krijojë një listë me disa prej projekteve më të vlefshme për secilën kategori, duke ftuar më pas aplikantët më të spikatur të bëjnë një prezantim të shkurtër ballë për ballë mbi punën e tyre.

Rrugëtimi i “Albanian ICT Awards II”, vazhdon të martën, më 11 mars në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Tiranë e cila, në bashkëpunim me ICTSmedia, duke filluar nga ora 17:30 në sallën e konferencave do të hapë dyert për takimin e radhës. Në të do të diskutohet mbi rëndësinë që ka nxitja dhe motivimi i të rinjve në krijimin dhe zhvillimin e ideve apo projekteve në fushën e teknologjisë, me një theks të veçantë tek “Albanian ICT Awards”, si një institucion i sapokrijuar i vlerësimit të individëve të talentuar në këtë fushë.

Të gjithë të interesuarit, kandidatë potencialë për çmimet kombëtare të ICT-së, janë të ftuar për pjesëmarrje në këtë takim, duke dërguar paraprakisht konfirmimin në adresën [email protected]. (ICTSmedia/ PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>