Lajmet

“Albanian ICT Awards II” përmbylli me sukses Workshop-in e III-të në Prishtinë

Mar 6 2014
0 Shpërndarje
“Albanian ICT Awards II” përmbylli me sukses Workshop-in e III-të në Prishtinë

Siç edhe ishte njoftuar, rrugëtimi i “Albanian ICT Awards II” në Kosovë tashmë ka vazhduar me Prishtinën. Sot më datë 6 mars 2014 në ambientet e A.U.K, kompania  ICTSmedia në bashkëpunim me A.U.K kanë organizuar takimin e III-të me radhë në kuadër të sensibilizimit të opinionit publik, por jo vetëm, rreth konkursit mbarëkombëtar “Albanian ICT Awards II”. Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues të ndryshëm të institucioneve publike dhe private, profesionistë dhe ekspertë të ndryshëm dhe  profesor të fushës së ICT-së.

IMG_2824Qëllimi i organizimit të këtij Workshop-i është në kuadër të sensibilizimit të pjesëmarrësve, për ti nxitur ata të marrin pjesë në konkursin e parë të këtij lloji në mbarë trevat shqiptare, i cili po organizohet për vitin e dytë radhazi, “Albanian ICT Awards II”.

Gjatë këtij takimi,  Kushtrim Shala, koordinator i  “Albanian ICT Awards”, shpalosi në detaje mënyrat e aplikimeve duke sqaruar në detaje  dokumentacionin dhe kushtet për pesë kategoritë e çmimeve, ICT Inovacioni i vitit, ICT Akademiku i vitit, ICT Mobiliteti i vitit, ICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit.

Foto 8Gjatë këtij takimi u prezantuan një pjesë e anëtarëve të jurisë si dhe kushtet dhe kriteret e aplikimit. Njëri nga anëtaret e jurisë gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, Visar Jasiqi foli për përvojën e tij gjatë vlerësimit në edicionin e kaluar dhe gjithashtu iu bëri thirrje të gjithë atyre që kanë nisur dhe përfunduar me sukses ndonjë projekt në fushën e ICT-së gjatë vitit 2013 të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj gare.

Një falënderim i veçantë u bë edhe për sponsorët e eventit, disa prej të cilëve mbështesin për të dytin vit radhazi konkursin “Albanian ICT Awards”. Duke filluar me partnerin Strategjik të ICTSmedia-s dhe ICT Awards, Fondacionin “Dritan Hoxha”, Raiffeisen Bank, që garanton çmimet financiare për fituesit, Vodafone Albania që do të dhurojë çmime materiale për ta si dhe është e interesuar të investojë në projektet më të suksesshme të konkursit, Top Channel i cili mbështet mediatikisht konkursin, University of New York Tirana që do të sigurojë bursa universitare dhe pasuniversitare për fituesit e kategorive, A.U.K, kompanitë  Albvision  dhe Albsoft për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre dy edicioneve, Abcom, Abisnes, Tirana Business Park si dhe Ministria për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Foto 7Në fund u zhvillua një bashkëbisedim aktiv me pjesëmarrësit, të cilët morën përgjigje rreth pyetjeve apo paqartësive për çdo detaj të aplikimit në konkurs. Aplikimet për edicionin e “Albanian ICT Awards II”, janë hapur zyrtarisht që nga data 1 shkurt 2014 dhe do të vazhdojnë të jenë të hapura deri më 31 mars 2014.

Pas kësaj date, juria do të mblidhet për të vlerësuar projektet dhe do të krijoj një listë me disa prej projekteve më të vlefshme për secilën kategori, duke ftuar më pas aplikantët të bëjnë një prezantim të shkurtër ballë për ballë mbi punën e tyre. Rrugëtimi i “Albanian ICT Awards II”, vazhdon nesër, më  7 mars në Jakova Innovation Center në Gjakovë, në ora 12:00, për tu përmbyllur më datën 8 mars në qytetin e Mitrovicës në ambientet e CC Cafe Library “Këndi Kreativ 7Arte” në bibliotekën e qytetit, ora 13:00. Për të gjithë ju që dëshironi të jeni pjesë e këtyre Workshop-eve, mjafton të dërgoni një e-mail konfirmues në adresën [email protected] (ICTSmedia /PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>