Lajmet

Albanian ICT Awards III takohet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale austriake “Hermann Gmeiner” dhe studentët e Universitetit “Bedër”

Mar 16 2015
0 Shpërndarje
Albanian ICT Awards III takohet me nxënësit e shkollës së mesme profesionale austriake “Hermann Gmeiner” dhe studentët e Universitetit “Bedër”

10407094_438616639628201_2147421430154212563_n

Workshopet e Albanian ICT Awards në Shqipëri vijojnë. Këtë herë organizatorët kanë menduar të prezantojnë këtë mundësi të artë tek studentët dhe nxënësit e dy shkollave në vend. Fillimisht ka qenë takimi në ditën e premte pranë shkollës së mesme profesionale austriake ‘Hermann Gmeiner’. Workshopi filloi në orën 16:00 dhe zgjati 1 orë e 30 minuta. Nxënësit e kësaj shkolle ishin të apasionuar drejt teknologjisë dhe deri në atë moment kishin arritur të ndërtonin disa projekte inovatore, projekte të cilat u prezantuan gjatë workshopit.  

Ditën e dielë, organizatorët e Albanian ICT Awards u pritën nga Universiteti Bedër. Workshopi filloi në orën 17:30 dhe përfundoi në 18:30. Dhjetëra të rinj e të reja apasionantë të teknologjisë dhe kontribues të ndryshëm në fushën e informatikës, u mblodhën për të mbajtur një takim pune të frytshëm ashtu siç ishte dhe prezantimi i eventit më të rëndësishëm të vitit. Ata u prezantuan me kriteret për të qenë një kandidat i suksesshëm apo i nominuar si dhe me suksesin e madh që kishin hasur fituesit e viteve të mëparshme të këtij evenimenti.

10570259_437496919740173_8813856609961918479_n

Mes studentëve u shfaq një interes i madh për cilëndo nga kategoritë e çmimeve, madje disa prej tyre kishin gati edhe projektin me të cilin do të aplikonin në Albanian ICT Awards III. Organizata ETIK pranë këtij Universiteti e quajti këtë eveniment si një domosdoshmëri për çdo student, i cili përmes teknologjisë arrin të demonstrojë rezultate të matshme dhe të prekshme aty ku është e mundur.

Nëse edhe ju mendoni se projekti juaj është i mirë dhe ka nevojë për të marrë audiencën dhe visibilitetin e duhur, atëherë Albanian ICT Awards III po ju pret të aplikoni deri në datën 31 mars. Aplikimet mund t’i bëni këtu: http://ictawards.org/2014/. Gjithashtu rrugëtimi i Albanian ICT Awards do të vijojë në universitetet e tjera të vendit, prandaj ju ftoj të rrini në korrent me të rejat e postuara në mediumet e ICTS Media. (PCWorld Albanian)

1896979_437497196406812_4904265787342337196_n 1236834_438616676294864_8753451415695765899_n

Lajmet e fundit>