Lajmet

Albi Zhulali dhe Genti Selenica ligjërojnë në Akademinë Ndërkombëtare Verore

Jun 30 2017
0 Shpërndarje
Fitues në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e katërt dhe të pestë të Albanian ICT Awards, në kuadër të kësaj ligjërate Albi Zhulali dhe Genti Selenica ligjërojnë në Akademinë Ndërkombëtare Verore Photo Source: UBT

Fakulteti i Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore, më datë 7 Korrik 2017, do të sjellë për studentët e UBT-së themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të startup-it Softmogul Albi Zhulali dhe krijuesin e shërbimit të porositjes së ushqimit Baboon, Genti Selenica.

Fitues në kategorinë ICT Mobiliteti i Vitit në edicionin e katërt dhe të pestë të Albanian ICT Awards, në kuadër të kësaj ligjërate, ata do të ligjërojnë rreth temës më titull “Inovacionet e vitit 2017 dhe e ardhmja e teknologjisë”, ku do të diskutojnë zhvillimet më të fundit në teknologji që po vazhdojnë të transformojnë botën dhe jetën e njerëzve.

Softmogul është një startup i themeluar nga një ekip tërësisht shqiptar në Tiranë, të cilët se fundmi janë pjesë e një prej akseleratorëve më të mëdhenj të botës në Luginën e Silikonit “Plug & Play”.

Ndërkaq, Baboon është shërbim për porositjen e ushqimit me një sukses të paprecedent në Shqipëri duke arritur më shumë se 50,000 shkarkime, 15,000 klientë  dhe mbi 100 restorante në një kohë të shkurtër.

Albi Zhulali është themelues dhe drejtor ekzekutiv i Softmogul, platforma e parë e lëvizshme për menaxhimin e një hoteli.

Platforma e Softmogul i lejon grupit menaxherial të konfiguroje tipat e dhomave, numrat e dhomave, çmimet e dhomave, ndërlidhjen e të gjithë kanaleve të shitjes si Booking.com, Expedia etj, krijimin e paketave të ndryshme për të personalizuar qëndrimin e çdo klienti si dhe raporte të detajuara lidhur me perfomancën e hotelit.

Gjithashtu me anë të Softmogul recepsioni mund të bëj check-in, check-out, si dhe të pranoj të gjitha metodat e pagesave nga një iPad.

Në Prill Softmogul fitoi çmimin “ICT Mobility of the Year” në garën mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards. Softmogul ka fituar edhe një investim prej 2 milion dollarë nga një investitor i Izraelit.

Genti Selenica është formuar në Universitetin e Bolonjës në fushën e Business Information. Prej 1 Viti e gjysëm ka krijuar Baboon, shërbimin e porositjes dhe dërgimit të ushqimit online në Shqipëri.

Baboon është aplikacion mobil dhe platformë në ueb.

Baboon ne 15 muaj aktivitet ka arritur rezultate të rëndësishme. Baboon ka më shumë se 50,000 shkarkime, 15,000 klientë dhe mbi 100 restorante.

Në 2016 arriti të fitonte çmimin e rëndësishëm ne kategorinë ICT Mobility of the Year në Albanian ICT Awards IV, fitues i çmimit “Bleta e Artë” organizuar nga Kryeministri i Republikës se Shqipërisë dhe gjithashtu fitues i çmimit Web Summit si një prej 2000 startupeve më të mira në Dublin.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në Akademinë Ndërkombëtare Verore mund të aplikojnë në: http://sa.ubt-uni.net/sacse17/

Në përfundim të programit, pjesëmarrësit certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi të njohura ndërkombëtarisht.

Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe Akademisë Ndërkombëtare Verore, në përgjithësi, shihni linkun: http://sa.ubt-uni.net

Lajmet e fundit>