Lajmet

ALBtelecom dhe PTK rrëzojnë barrierat “Roaming” mes Shqipërisë dhe Kosovës

Apr 14 2015
0 Shpërndarje
ALBtelecom dhe PTK rrëzojnë barrierat “Roaming” mes Shqipërisë dhe Kosovës

11136726_10153199980314166_268167139736724391_nDy gjigandët e telekomunikacionit Shqiptar dhe atij Kosovar, ALBtelecom dhe PTK respektivisht, u bënë subjekt i një memorandumi mirëkuptimi ku që qendër të objektivave të tij qëndron ofrimi i shërbimeve të telefonisë së lëvizshme dhe internetit me çmime shumë më të lira.

Përmes operatorëve të tyre mobile, Eagle Mobile dhe Vala, dy kompanitë njoftuan nënshkrimin e këtij bashkëpunimi të ri, të cilët jo pak herë i kanë munguar dy shteteve. Po çfarë do të thotë ky memorandum bashkëpunimi për abonentët e Vala-s?

Do të thotë që abonentët e operatorit mobil Vala do të mund të përdorin të shërbimet që ofron kompania me të njëjtat çmime si në Kosovë. Ky vendim do të hyjë në fuqi në fillim të sezonin turistik veror kur dhjetëra qytetarë kosovarë vizitojnë plazhet shqiptare.

Shefi ekzekutiv i PKT-së, Agron Mustafa, u shpreh se “qëllimi i kryesor i këtij memorandumi mirëkuptimi është që gjatë këtij sezoni veror, Vala të ofrojë çmime sa më të ulëta të telefonisë mobile dhe shërbimit të internetit në Republikën e Shqipërisë.” Nga ana tjetër drejtori Ekzekutiv i ALBtelecom, Erkan Tabak tha se “një marrëveshje e një niveli të tillë ka një impakt të madh për vetë faktin se popujt e dy vende janë të njëjtë dhe se kanë vendosur të heqin këto barriera artificiale.”

Por është e rëndësishme të cekim se e njëjta gjë vlen edhe për abonentët e Eagle Mobile në Kosovë të cilët po ashtu do të kenë të njëjtat avantazhe që kanë qytetarët Kosovarë në Shqipëri. Këto tarifa nuk do të jenë të kufizuara vetëm në thirrjet telefonike por do të shtrihen edhe në shërbimet e internetit 3G dhe 4G që të dyja kompanitë tashmë kanë marrë dritën jeshile për ti ofruar.

Edhe më parë, operatori Eagle Mobile kishte ofruar tarifa shumë të ulëta Roaming me operatorin Vala ndërsa kjo marrëveshje e re iu dedikohet tërësisht abonentëve të dy kompanive. Kjo marrëveshje vjen në një moment kur Bashkimi Europian po përpiqet të ndërtojë një bazë ligjore e cila do të largojë shërbimin Roaming për të tarifuar të gjithë qytetarët e Bashkimit Europian njësoj si të ishin në vendin e tyre. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>