Lajmet

ALBtelecom zyrtarisht konfirmon autorizimin 4G në Youtube: Së shpejti për përdorim komercial

Mar 13 2015
0 Shpërndarje
ALBtelecom zyrtarisht konfirmon autorizimin 4G në Youtube: Së shpejti për përdorim komercial

full4g

ALBtelecom ka konfirmuar se së shpejti do të ofrojë shërbimet 4G LTE nën markën e Eagle Mobile, njëkohësisht operatori i tretë më i madh në vend. Siç ju kemi vënë në dijeni më parë, ALBtelecom është kompania e parë që do të ofrojë shërbimet 4G në Shqipëri duke konkurruar ashpër Vodafone dhe AMC Albania të cilët ka qenë operatorët e parë që kanë ofruar 3G-në.

Ditën e sotme, ALBtelecom publikoi një video në Youtube ku ofron detaje dhe sqarime rreth rrjetit 4G e krahasuar atë me 3G-në aktuale të cilën e zotëron kompania. Afro një vit më parë, testuan rrjetin 4G në kushte laboratorike me një leje të posaçme të AKEP dhe arritën 150 Mbps në shkarkim dhe 50 Mbps në ngarkim. Por me avancimin teknologjik në shërbimet valore është i domosdoshëm edhe avancimi në rrjetet toksore të fibra optike. Aktualisht ALBtelecom zotëron një ndër rrjetet më të përhapura dhe më të avancuara të fibrave optike në vend. Kohët e fundit kompania ka filluar të ofrojë internet VDSL2 me paktetat 30 Mbps dhe 100 Mbps. Krahas shërbimit të internetit, gjigandi i telekomunikacionit shqiptar po ofron edhe iPTV duke e bërë kompaninë e vetme në vend me shërbimet e katërfishta: Internet, Fiks, Mobile dhe TV.

Po lajmi i mirë është se Autoriteti i Komunkimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka lançuar një tjetër tender 4G dhe besojmë se brenda datës 9 Prill do të shohim një tjetër operator të lançojë shërbimet 4G. Për më tepër detaje ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>