Lajmet

Albtelecom me dy produkte të reja, IPTV dhe shërbime Hosting

Dec 16 2010
0 Shpërndarje
Albtelecom me dy produkte të reja, IPTV dhe shërbime Hosting

Zoti Baki Kuran, CTO dhe Zëvendës CEO i Albtelecom, gjatë prezantimit të tij në konferencë u shpreh se Albtelecom, së shpejti do të ofroj për konsumatorët shqiptar produktet: Hosting dhe IPTV. Këto janë dy shërbime që më parë nuk gjindeshin në tregun shqiptar.

Shërbimi i Hosting do të jetë shumë frytdhënës për bizneset e ndryshme. Shumë nga produktet e prezantuara nga Microsoft gjatë konferencës e kërkonin këtë shërbim dhe tashmë Albtelecom do t’ia ofroj të interesuarve.
IPTV është surpriza e dytë që u zbulua gjatë kësaj konference. IPTV do të thotë ofrimi i shërbimit të televizoionit nëpërmjet internetit. Ky shërbim do t’ju ofrohet klienteve ekzistues dhe atyre të ardhshëm të Albtelecom. Ai mund të vendoset mbi rrjetet eksistuese të ADSL dhe të ofroj transmetim të cilsisë së lartë. Në sallën e showroom ishte vetëm një demo i këtij shërbimi dhe kishte vetëm tre stacione televizive. Sigurisht që produkti përfundimtar do të ofroj më shumë stacione dhe më shumë larmishmëri programacioni.

Për të gjithë pronarët e Xbox 360, gëzohuni! Shërbimi IPTV do të ofrohet dhe në këtë platform. Në përfundim të videos mbi vizionin e Microsoft dhe videos promocionale të Kinect, fjalën e mori Zoti Baki Kurani, i cili pasi shpalli dy shërbimet e reja, shtoi se shërbimi i IPTV do të ofrohet dhe nëpërmjet Xbox 360. Ashtu si dhe në SHBA, pronarët e kësaj pajisje, do të marrin këtë shërbim nëpërmjet AT&T.

Datat kur këto shërbime do të dalin në treg nuk janë bërë akoma të ditura, por duke ditur se infrastruktura dhe rrjetet eksistojnë tashmë mund të hamendësojmë se nuk do të vonohen shumë. Pra Shqipëria dhe njëherë është në frontin e parë të teknologjisë së fundit. Të shpresojmë që ky vrull nuk do të ndalet por do të shtohet akoma edhe më shumë.

Lajmet e fundit>