Lajmet

Albtelecom ofron mënyra të reja për faturim të konsumatorëve

Aug 24 2010
0 Shpërndarje
Albtelecom ofron mënyra të reja për faturim të konsumatorëve

Me shërbimin e ri me tre mundësive zgjedhjeje, Albtelekomi njofton më shpejt për koston e telefonatave mujore përmes SMS, faqes së internetit www.albtelecom.al si dhe përmes adresës personale elektronike, e-mail. Duke marr shërbimin më të ri të Albtelekomit, nuk është nevoja të prisni më për faturën mujore në version të printuar për të mësuar rreth shpenzimit mujor në telefonin fiks. Megjithatë, fatura e printuar do të vazhdojë të shpërndahet si më parë në adresat private tek secili abonentë edhe në të ardhmen.

Ofrimi i shërbimi të faturës elektronike nga ana e Albtelekomit është prezantuar dhe realizuar në mënyrën më të thjeshtë për çdo abonentë. Duke telefonuar në numrin 123 nga telefoni fiks ose 04 22 00 123 nga telefoni celular, çdo abonentë do të mund të kërkojë të njoftohet për faturën mujore duke zgjedhur shërbimin përmes SMS në celularin e tij, e-mail apo përmes faqes zyrtare të Albtelecom, duke shfrytëzuar kod të personalizuar.

Lajmet e fundit>