Harduer

Alcatel dhe ZTE të prodhojnë smartfonë me Firefox OS

Jul 5 2012
0 Shpërndarje
Alcatel dhe ZTE të prodhojnë smartfonë me Firefox OS

Boot to Gecko nuk ekziston më, por tani do ta kemi Firefox OS, sistemin operativ mobil që organizata jofitimprurëse Mozilla planifikon ta lansoj në treg gjatë vitit 2013.

Boot to Gecko u publikua në korrik të vitit 2011, dhe ishte një projekt ambicioz i Mozillas për të ofruar një sistem terësisht ekologjik që operon në smartfonë, i ndërtuar në bazë të aplikacioneve HTML5.

Tani më 2012, emri Boot to Gecko është hedhur poshtë, dhe është zëvendësuar me emrin e ri Firefox OS.

Kompanitë e para që do të sjellin Firefox OS do të jenë ZTE dhe Alcatel. Të dyja këto kompani kanë njoftuar se do të sjellin smartfonë me këtë sistem operativ, por data e saktë se kur do të ndodhë kjo nuk është thënë ende.

Duke folur rreth lansimit të Firefox OS, Gary Kovacs, drejtor në Mozilla, tha se sistemi operativ fillimisht do t’i ofrohen tregjeve që janë në zhvillim e sipër.

“Prezantimi i këtij sistemi operativ nga ana e Mozillas synon të sjell risi në këtë fushë si për konsumatorët ashtu edhe krijuesit. Pritjet janë që vitin e ardhshëm të kemi rreth një miliard përdorues online, dhe është detyrë e jona të ofrojmë një smartfon që u mundëson përdoruesve ta shfrytëzojnë këtë sistem operativ,” përfundoi Kovacs. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>