Harduer

Alcatel lançon smartfonin OneTouch Fire C me sistem operativ Firefox

Oct 3 2014
0 Shpërndarje
Alcatel lançon smartfonin OneTouch Fire C me sistem operativ Firefox

alcatel_onetouch_fire_c_orangeDitën e enjte, kompania Alcatel lançoi në Indi smartfonin OneTouch Fire C me një çmim 1.999Rs. Ky smartfon, fillimisht i prezantuar në MWC, është smartfoni i tretë i lançuar që përdor sistemin operativ Firefox në harkun kohor prej 2 muajsh, dy të tjerët janë Intex Cloud FX dhe Spice Fire One Mi-FX 1.

Përsa i përket çmimit mund të themi se ky është smartfoni më i lirë në Indi duke i zënë vendin Intex Cloud FX që kushton 1.999Rs. Vet kompania ka deklaruar se smartfoni i saj i fundit do të jetë i disponueshëm për blerje në Flipkart. Alcatel ka hedhur në treg edhe smartfonin One Touch Idol X+ më herët gjatë këtij viti përmes Flipkart.

OneTouch Fire C është i pajisur me dyqanin online, Marketplace dhe vjen në 4 gjuhë; bangla, anglisht, hindi dhe tamil. Ashtu si edhe Intex Cloud FX dhe Spice Fire One Mi-FX 1 edhe OneTouch Fire C vjen me një ekran 3.5 inç HVGA, procesor 1GHz Speadtrum, një kamera 1.3 megapixel, versionin dual sim dhe rrjetin 2G EDGE.

Ky telefon ngarkohet nga një bateri 1000mAh dhe përfshin 128MB RAM dhe 256MB memorie të brendshme. Alcatel OneTouch Fire C do të jetë i disponushëm në ngjyrë të zezë në blu dhe ngjyrë cokollatë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>