Harduer

Alcatel prezantoi dy telefonë buxhetorë: Idol 5 dhe A7

Sep 2 2017
0 Shpërndarje
Alcatel prezantoi dy telefonë buxhetorë: Idol 5 dhe A7

Alcatel prezantoi dy telefonë të rinj buxhetor në IFA 2017: Idol 5 dhe A7.

Idol 5 vjen me një veçori të quajtur App Cloner, i cili dyfishon aplikacionet e rrjeteve sociale si Instagram dhe WhatsApp duke ju mundësuar qasjen në dy llogari njëherazi.

Përtej kësaj mund të prisni atë çfarë ofron një telefon 300 dollarësh:

  • Ekran 5.2 inç full HD
  • Procesor MediaTek 1.3Ghz MT6753 me tetë bërthama
  • 16GB memorje, 5 Megapiksel
  • 13 megapiksel kamër e pasme, 5 megapiksel kamër frontale
  • Bateri 2,800 mAh

Alcatel A7 është më i madh, më i fuqishëm por më i lirë sesa Idol 5:

  • Ekran 5.5 inç full HD
  • Procesor 1.5 Ghz me tetë bërthama
  • 32GB memorje e brendshme, 3GB RAM
  • 16 megapiksel kamër e pasme, 8 megapiksel kamër frontal
  • Bateri 4,000 mAh

Idol 5 dhe A7 do të jenë në shitje vetëm në Evropë. A7 fillon nga 229 Euro ndërsa Idol 5 nga 239 Euro. /PCWorld Albanian

Tags >

Alcatel
Lajmet e fundit>