Harduer

Alcatel surprizon me smartfonët e rinj One Touch Idol 3

Mar 2 2015
0 Shpërndarje
Alcatel surprizon me smartfonët e rinj One Touch Idol 3

alcatelhero3-11.0.0Nëqoftëse jeni të njohur me markën Alcatel One Touch ka shumë mundësi që ju ta lidhni atë me smartfonat e nivelit të ulët që zakonisht nuk janë aq interesant. Këta smartfonë e kanë karakterizuar gjithmonë kompaninë Alcatel. Por Alcatel po e ndryshon këtë perceptim me smartfonin e nivelit të lartë Idol 3 që prezantoi ditën e sotme në Kongresin Mobil Botëror. Në fakt Idol 3 është një çift smartfonësh. Ai vjen në dy versione 5.5 inç dhe 4.7 inç.

Idol 3 me ekran 5.5inç ka një rezolucion 1080piksel krahasuar me versionin 4.7inç 720piksel, një proçesor të shpejtë Qualcomm Snapdragon 615 tetë bërthamësh, bateri më të madhe dhe më shumë RAM dhe memorie të brendshme. Të dy smarfonët kanë kamera primare 13 megapiksel ndërsa ato frontale janë 8 megapixel për modelin 5.5 inç dhe 5 megapixel për modelin 4.7. Interesant është fakti se smartfonët janë të pajisur me dy mikrofona. Ata janë tepër të hollë dhe fare thjeshtë mund të ngatërrohen me produkte të markave të njohura.

Modelet Idol 3 të smartfonëve do të kenë një kosto të ulët.. Modeli 5.5 inç do të shitet për më pak se 250$ ndërsa ai 4.7 inç deri në 200$. Të dy do të mbështesin internetin 4G LTE. Kjo ka rëndësi sepse këta janë smartfonët e parë që kompania Alcatel shet në tregun amerikan. Në këtë treg ka shumë smartfonë tepër ekonomik disa prej të cilëve të impresionojnë me anë të dizajnit dhe ndërfaqes së përdoruesit. Por smartfonët e Alcatel nuk duken fare si telefona të lirë. Në kontrast me Moto G dhe Moto E, që cilësohen tepër të mirë, produktet e rinj të Alcatel ofrojnë një ekran të një cilësie të lartë me kënde të shkëlqyera shikimi, performancë të shpejtë dhe volum të lartë. Pjesa më e madhe e këtyre karakteristikave nuk kanë qënë pjesë e smartfonave të nivelit të ulët.Idol 3 përdor sistemin operativ Android 5.0.2 Lollipop me një ndërfaqe të përshtatur të Alcatel.

Pavarësisht të gjitha këtyre karakteristikave smartfonat e Alcatel lënë hapsirë për kritika. Pjesa më e madhe e cilësive të tyre janë të kopjuara duke filluar që nga madhësia, disa karakteristika të softuerit, harduerit etj. Gjithsesi të kopjuar apo jo këta telefona vërtet ja vlejnë për ata që kanë një buxhet mesatar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>