Harduer

Aleanca e Wi-Fi prezanton zyrtarisht standardin e ri të sigurisë WPA3

Jun 26 2018
0 Shpërndarje
Në Tetor të 2017-ës hulumtuesit zbuluan një problem sigurie KRACK në standardin WPA2 ku hakerat mund të shikonin, dekriptonin dhe manipulonin trafikun. Aleanca e Wi-Fi prezanton zyrtarisht standardin e ri të sigurisë WPA3

Sot pas plot pesë muajsh nga prezantimi, WPA3, një protokoll i ri sigurie për rrjetet Wi-Fi i cili pason WPA2, zyrtarisht është i disponueshëm.

Aleanca e Wi-Fi, organizata jofitimprurëse e cila certifikon standardet e rrjeteve Wi-Fi, prezantoi një program certifikimi për WPA3, WPA3-Personal dhe WPA3-Enterprise së bashku me Wi-Fi Easy Connect, një program i ri i cili thjeshton procesin e lidhjes së pajisjeve Wi-Fi pa ekrane.

WPA – Wi-Fi Protected Access – bën të mundur verifikimin e pajisjeve wireless duke përdorur protokollin Advanced Encryption Standard (AES) për ti mbrojtur përdoruesit e rrjeteve Wi-Fi nga përgjimet.

Në Tetor të 2017-ës hulumtuesit zbuluan një problem sigurie KRACK në standardin WPA2 ku hakerat mund të shikonin, dekriptonin dhe manipulonin trafikun.

Në muajt që pasuan shumica e laptopëve, telefonëve dhe routerave Wi-Fi u përditësuan për tu mbrojtur nga ky sulm por WPA3 është dizajnuar pikërisht për të adresuar mangësitë teknike të WPA2. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>