Lajmet

Alibaba investon 50 milionë $ në aplikacionin “Smart Remote”

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Alibaba investon 50 milionë $ në aplikacionin “Smart Remote”

Alibaba Group Holding Ltd founder Jack Ma poses as he arrives at the New York Stock Exchange for his company's initial public offering in New YorkKompania Peel, e cila ka krijuar një aplikacion që sillet si “smart remote” për televizorët, u shpreh se ka marrë një fond prej 50 milionë dollarësh nga gjiganti i tregtisë kineze Alibaba Group Holding Ltd.

Aplikacioni Smart Remote, i cili është lançuar në vitin 2012, i kthen smartfonët dhe tabletët Android dhe iOS në komanda që kontrollojnë televizorë, kompjuterë, kondicionerë dhe pajisje të tjera elektronike “të zgjuara”. Ky start-up me bazë në Kaliforni ka më shumë se 90 milion përdorues në 200 shtete.

Alibaba investoi në të njëjtën kompania një shumë prej 5 milionë dollarësh në vitin 2013. Shefi ekzekutiv i Peel u shpreh për blogun e teknologjisë Re/code se kompania do të gjeneronte 8 milionë dollarë të ardhura këtë vit dhe parashikon 20 milionë dollarë fitim për vitin 2015. Ai shtoi se nuk po ndjente asnjë presion nga Alibaba për ti shtuar elementë komercial këtij aplikacioni. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>