Harduer

Alibaba prezanton një altoparlant inteligjent

Jul 5 2017
0 Shpërndarje
Kompania prezantoi një pajisje të quajtur Tianmao JinglingX1. Kjo pajise është versioni i Alibaba i Amazon Echo. Alibaba prezanton një altoparlant inteligjent Photo Source: Reuters

Gjigandi Kinez i e-commerce Alibaba zyrtarisht u bë pjesë e industrisë së altoparlantëve inteligjentë ditën e sotme.

Kompania prezantoi një pajisje të quajtur Tianmao JinglingX1. Kjo pajise është versioni i Alibaba i Amazon Echo.

X1 do të jetë i disponueshëm vetëm në Kinë dhe flet vetëm gjuhën Mandarin. Ishte çështje kohe përpara se asistentët virtual personale të pushtonin tregun.

Amazon prezantoi Echo në Nëntor të 2014-ës, ndërsa në gjashtë muajt e fundit Alphabet, Microsoft dhe Apple zotërojnë versionet e tyre.

Por edhe disa prej emrave më të mëdhenj nga Kina si Baidu dhe JD.com janë bërë pjesë e aksionit. Ndërsa Alibaba mund të mos jetë kompania e parë që ka një produkt të tillë, ajo beson se përfitimet do të jenë të mëdha nëse kombinon me perandorinë e-commerce që zotëron.

X1 do të kushtojë 73 dollar dhe del në shitje nga data 8 Gusht. Flitet se edhe Samsung është drejt përfundimit të një produkti të tillë me asistentin Bixby. /PCWorld Albanian

Tags >

alibaba
Lajmet e fundit>