Harduer

Alienware përditëson desktopin Area 51 me procesorët Intel Core X dhe AMD Ryzen Threadripper

Jun 13 2017
0 Shpërndarje
Në mesin e procesorëve Intel Core X konsumatorët do të përfitojnë modelet Core i7 7800X, Core i7-7820X dhe Core i9-7900X. Ato kanë 6, 8 dhe 10 bërthama respektivisht. Alienware përditëson desktopin Area 51 me procesorët Intel Core X dhe AMD Ryzen Threadripper Photo Source: Alienware

Alienware prezantoi një version të përditësuar të kompjuterit të lojërave Area 51 i cili sjell me vete procesorët e rinj të AMD-së dhe Intel.

Konkretisht bëhet fjalë për Intel Core X dhe procesorin AMD Ryzen Threadripper. Area 51 është ndërtuar për të ofruar hapësirë dhe ka kaq shumë sa mund të rrisni kapacitet harduerike në mënyrë të konsiderushme.

Në mesin e procesorëve Intel Core X konsumatorët do të përfitojnë modelet Core i7 7800X, Core i7-7820X dhe Core i9-7900X. Ato kanë 6, 8 dhe 10 bërthama respektivisht.

Fuqia grafika do të plotësohet me një kartë të vetme GTX 1050 Ti ose dy karta GTX 1080Ti në SLI.

AMD do të ofrojë tre karta Radeon RX 580 në konfigurim Crossfire. Modeli i parë që del në shitje është ai me procesorin Threadripper duke filluar nga 27 Korriku. Ndërsa varianti Core X në fund të verës.

Çmimet për të dy modelet janë një mister, por duke pasur në konsideratë harduerin e rangut të lartë që bartin, nuk kanë për të qenë aspak lirë. /PCWorld Albanian

Tags >

Alienware
Lajmet e fundit>