Lajmet

Allow Right-Click mundëson rikthimin e menuve të zakonshme në faqet që e bllokojnë atë

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
Allow Right-Click mundëson rikthimin e menuve të zakonshme në faqet që e bllokojnë atë

Right ClickChrome: Disa uebfaqe nuk iu lejojnë që të klikoni me të djathtën e miut askund në faqe, si IMDB, ndërsa disa të tjerë e kanë menunë e tyre kur klikoni me të djathtën, si Flickr.

Allow Right-Click tejkalon këtë dhe iu ofron menunë e zakonshme në Google Chrome. Vetëm shkarkojeni shtojcën dhe do të jeni në gjendje që ta përdorni në cilëndo uebfaqe që më parë bllokonte klikimin me të djathtën duke përdorur javascript. Punon mjaft mirë, sikur RightToClick për Firefox.

Mund të jenë disa faqe ku mund të dëshironi që të jetë menuja e zakonshme origjinale e uebfaqes përkatëse, kështu që mund të vendosni në listë të bardhë këto faqe në opsionet e shtojcës.

Ju po ashtu mund të rregulloni Allow Right-Click për të vepruar siç duhet në disa portale, ndërsa menuja përkatëse do të rikthehet me elementet e zakonshme. Vetvetiu, do të shfaqen disa reklama nga shtojca për një kohë, por ju mund ta ndaloni këtë gjë tek opsionet.

Allow Right-Click (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>