Lajmet

Almooc, sistemi i parë online falas i edukimit për të gjithë shqiptarët

Aug 22 2014
0 Shpërndarje
Almooc, sistemi i parë online falas i edukimit për të gjithë shqiptarët

Real Visualz L.L.C, e drejtuar nga Ridvan Aliu në SHBA në bashkëpunim me Platformën EDUonGO në Prishtinë paraqesin ofertën almooc.com për shqiptarët, duke i dhënë mundësinë të gjithëve të ndjekin kurse online në Matematikë, Gjuhë Angleze dhe Programim.  Projekti ALMOOC  i dedikohet ekskluzivisht audiencës shqiptare dhe bazohet në konceptin parimor të MOOC-Masive Open Online Courses që do të thotë kurse Online me pjesëmarrje të pakufizuar dhe qasje të hapur nëpërmjet uebit.

MOOC si koncept i ri është provuar të funksionojë si metode e re e arsimimit të të rinjve, e cila ka sjell risi në arsimim, jo vetëm në SHBA, por edhe në kolegjet evropiane, të cilët në parim preferojnë stafin pedagogjik, profesorët, asistentët me qëllim nxitjen e edukimit. Kjo metodë e mësimit në distancë përdoret nga universitetet më prestigjioze të botës, siç janë Masachusets Institute of Technology, Harvard, Yale etj. Këto universitete kanë dhënë fryte të mëdha në studimet shkencore dhe teknologjike në të gjithë botën. Ndaj dhe projekti almooc synon të shtrihet në trojet shqip-folëse që të arrijë të njëjtat objektiva qe ka MOOC.

amNjë formë e tillë e promovimit dhe avancimit të edukimit nuk është aplikuar deri me sot në trojet shqiptare, ndaj dhe vështirësitë janë evidente dhe të shumta por jo pa zgjidhje. Në një hark kohor një-vjeçar që kur paketa EDUonGo u lançua si projekt e deri sot komuniteti shqiptar i studentëve, nxënësve, të interesuarve në fushën e mësimit të gjuhës angleze, matematikës dhe programimit ka arritur në 10.000 të tillë. 

MOOC-u Shqiptar, synon të ofrojë arsimim falas për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, por objektiv parësor mbetet orientimi drejt këtij arsimimi cilësorë dhe përafrimi i leksioneve të ofruara në përputhje me planprogramet mësimore si në Shqipëri dhe Kosovë. Aktualisht MOOC-u Shqiptar përfshin një gamë jo shumë të gjerë të kurseve respektivisht të lëndëve mësimore në Gjuhë Angleze, Matematikë dhe Programim.  

am1Përtej regjistrimit të video-seancave të para, studentëve apo nxënësve ju jepet mundësia të testojnë edhe njohuritë e tyre përmes kuizeve që ofrohen si dhe detyrave specifike që shtrohen për zgjidhje. Gjithashtu kjo paketë falas ofron edhe bashkëbisedimet në grup të të interesuarve që ndjekin këto kurse në të ashtuquajturën Course Launge Area, një linjë e dedikuar për pjesëmarrësit/ndjekësit e një kursi të caktuar. Nuk mungojnë aspak edhe seancat live ku profesori i komunikon direkt me studentin/nxënësin në një ambient virtual të përbashkët.

Duke qenë që ky projekt është FALAS me të drejtë mbartë në vete elementin e fisnikërisë, por është një ndihmesë e madhe në rrafshin financiar sepse sot për të gjithë nxënësit e studentët e trojeve shqiptare kjo barrierë tashmë i përket të kaluarës. Më të drejtë sot mund të thuhet që pritshmëritë janë të mëdha që ky projekt do të ketë shtrirje edhe më të gjerë, por priten edhe surpriza të tjera për të cilat shqiptarët kudo që janë pavarësisht moshës dhe profesionit që kanë do të përfitojnë në marrjen e njohurive të reja. EDUonGO  mbështetet edhe nga shtëpia botuese ICTSmedia, duke kontribuar në pasqyrimin mediatik të eventeve të tilla, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>