Softuer

Alpha Protocol, lojë argëtuese por me shumë gabime

Jun 19 2010
0 Shpërndarje
Alpha Protocol, lojë argëtuese por me shumë gabime

Por për dallim prej videove të mprehta që tërhoqën vëmendje të madhe pas postimit në YouTube, loja në fakt përjetoi kritika ndaj sistemit të saj të gjuajtjes dhe mbrotjtjes, si dhe ndaj intelegjencës artificiale të lodhur dhe grafikës së vjetërsuar.

Kjo është për të ardhur keq, sepse thellë në lojë ka një tematikë shumë interesante spiuanzhi e RPG, që varet drejtpërsëdrejti nga veprimet që ju merrni gjatë lojës. Por këto vëshitrë se mund të mirren në konsideratë kur vihen përballë anët negative.

“Alpha Protocol” është një lojë e zhanrit triller në kuadër të së cilës ju keni nën kontroll një agjent të ri të quajtur Michael Thomton, i cili është pjesë i një agjencioni amerikan top sekret, që quhet Alpha Protocol. Thomton duhet të udhëtojë anembanë botës dhe të kryejë misione të rrezikshme.

Por si do të sfidoni konspiracionet e mëdha, të cilat përfshijnë terroristë fanatik, politikan të korruptuar dhe biznismen të paskrupulltë, mbetet në duart tuaja. Për shembull, ju mund të zgjidhin të luani fshehtë dhe të shfrytëzoni errësirat, të futeni në secilën skenë duke gjuatjur me armë apo të përdorni bindjen për të arritur synimet tuaja.

Pas fillimit të lojës, ju mund të zgjidhni çfarë agjenti dëshironi të jeni: Ushtar (përdorim të armëve të rënda), agjent i terrenit (spiun më i fshehtë), Specialist i teknologjisë (haker i mirë), i lirë (të rregulloni sipas dëshirës aftësitë tuaja) apo të zgjidhni opsionin sfidues Rekrut, që nuk ka aftësi fillestare dhe pak pajisje.

Pas kësaj ju ecni para nëpër misione dhe ju mund të avanconi aftësitë tuaja me pikë të përvojës në nëntë fusha të aftësive, që përfshijnë arte luftarake, përdorim të armëve, sabotazh, etj.

Shumë situata që paraqiten para jush kanë gjithashtu kufizime, të cilat disa i pëlqejnë e disa jo. Natyrisht ju keni emocione të reja, por kjo mund të jetë edhe frustruese kur ju mund të mbesni pa kohë për të përfunduar misionin.

Bisedat janë shpeshherë të përcaktaura me kohë, kështu që ju duhet të shtypni një buton në kontrollor për tu përgjigjur në ndonjë formë. Nuk ka zgjidhje të kqija, por forma që ju zgjidhni agresive apo e butë, mund të ju sjellë gjërat me më lehtësi apo me më vështirësi, në varësi të asaj se me kë jeni duke biseduar.

Problemete me “Alpha Protocol” përfshijnë edhe pasaktësitë gjatë gjuajtjes (armiku mund të jetë në mes të X-it, por disi ju nuk arrini ta vrisni); ka defekte kur fsheheni prapa objekteve; sistemi i kamerës është më frustrues sesa i dobishëm; armiqtë qëndrojnë si lisa dhe presin që t’i vrisni dhe detajet grafike të lojës vërtetë të lënë përshtypje se je duke luajtur diçka që është paraqitur në treg para disa viteve, pavarësisht se ambientet janë dizajnuar për bukuri.

Ndoshta me më shumë kohë dhe përkushtim, “Alpha Protocol” do të mund të ishte një hit veror interesant për PC, PS3 dhe Xbox 360, por lëshimet e panumërta në të e zbehin thellësishst eksperiencën. Duke pasur parasysh këtë, ndoshta është më mirë që ta huazoni lojën nga një mik para se ta blini për koleksionin tuaj të lojërave.

Lajmet e fundit>