Harduer

Altek Leo – aparat digjital e celularë i mençur

Jun 18 2010
0 Shpërndarje
Altek Leo – aparat digjital e celularë i mençur

Specifikat e kamerës në Altek Leo janë tipike për një aparat drejto-dhe-fotografo. 14 megapiksel në rezolucion, sensor ½.3 inç CCD dhe zoom optik 3x e blic Xenon. Altek në fakt mund të quhet edhe konkurrent i tregut të aparateve digjitale.

Pjesa e mençur e Altek Leo bazohet në Android 2.1, gjersa kjo kompani që ka prodhuar këtë celular/aparat është duke punuar edhe për një përditësim për të sjellë Android 2.2 Froyo në Altek Leo.

Detajet tjera mbesin të pazbuluara, por çmimi për të do të jetë 499 dollarë (400 euro) ndërsa data e paraqitjes në treg do të jetë çereku i katërt i këtij viti.

Lajmet e fundit>