Harduer

Altoparlantë në tuba PVC

Aug 4 2010
0 Shpërndarje
Altoparlantë në tuba PVC

Secili altoparlant i vendosur në tuba  ka një njësi të plotë 3 inçëshe magnez/alumin me një frekuencë prej 80 deri në 20.000 herc.

Lidhjet 3 drejtimeshe janë në pjesën e prapme, kurse porti i basit është në fund të pjesës së tubit 1-1/2. Sipas krijuesit të sistemit të altoparlantëve PVC, ata janë ideal për lexues mp3 dhe ofrojnë zë mjaft të mirë me basë të mjaftueshëm për një palë altoparlant të kësaj madhësie.

Por duhet theksuar se për t’i vënë në funksion altoparlantët ju duhet të keni një përforcues të veçantë apo një mini përforcues si pjesë shtesë, sikurse që është një përforcues nga ikymagoo.

Altoparlantët ofrohen në treg për një çmim prej 200 dollarë dhe arrijnë me ngjyrë të bardhë, kuqe apo të verdhë dhe janë të ngjyrosur me një llak shkëlqyes të kualitetit të lartë.

Lajmet e fundit>