Harduer

Altoparlanti inteligjent i Xiaomi kushton vetëm 44 dollar

Jul 26 2017
0 Shpërndarje
Është një altoparlant i gjatë me markën Mi të Xiaomi dhe përmban gjashtë mikrofonë të cilët do të dëgjojnë edhe zërin më të ulët nga secila anë. Altoparlanti inteligjent i Xiaomi kushton vetëm 44 dollar Photo Source: Xiaomi

Xiaomi prezantoi altoparlatin e tij ditën e Mërkure për të rivalizuar Amazon Echo dhe Apple HomePod por me një çmim disa herë më të ulët.

Mi Ai kushton 44 dollar, shumë pak sesa Apple HomePod 349 dollar dhe Amazon Echo 179 dollar.

Është një altoparlant i gjatë me markën Mi të Xiaomi dhe përmban gjashtë mikrofonë të cilët do të dëgjojnë edhe zërin më të ulët nga secila anë.

Altoparlanti natyrisht ka të integruar inteligjencën artificiale. Xiaomi tha se përdoruesit mund të dëgjojnë muzikë apo kanale radio si dhe pajisja sillet edhe si asistent personal duke ofruar informacion rreth motit dhe lajmeve.

Pajisja del në shitje në Gusht në Kinë në një fazë beta pjesë e së cilës janë 1,000 rekrutë.

Startupi i cili është quajtur “Apple i Kinës,” ka hasur vështirësi muajt e fundit sidomos në industrinë e telefonëve inteligjentë.

Për këtë arsye ka kërkuar mundësi të reja në industritë e pajisjeve të ndërlidhura si vakumët robotë apo televizorët inteligjentë. Xiaomi ashtu si konkurrentët ftoi zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione për Mi Ai. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>