Lajmet

Amazon Alexa vjen në kompjuterat Windows 10

Jan 8 2018
0 Shpërndarje
HP do të sjellë Alexa Pavillion Wave PC, një desktop i hollë i cili ngjan më shumë me një boks sesa kompjuter. Amazon Alexa vjen në kompjuterat Windows 10

Asistenti virtual i Amazon, Alexa, po vjen në kompjuterat Windows 10 për sfiduar asistentin e Microsoft Cortana.

HP, Lenovo, Asus dhe Acer kanë planifikuar integrimin e Alexa në laptopët e tyre Windows 10 ndërsa në desktop në fund të vitit.

Integrimi kërkon një aplikacione të veçantë Alexa për Windows i cili do të ofrohet në pranverë.

HP do të sjellë Alexa Pavillion Wave PC, një desktop i hollë i cili ngjan më shumë me një boks sesa kompjuter.

Ky integrim nuk është pjesë e partneritetit mes Microsoft dhe Amazon. Të dy kompanitë ranë dakord të integronin Alexa dhe Cortana deri në fund të 2017-ës por nuk ja arritën.

Amazon ka shtuar përpjekjet me një aplikacion më vete. Asistenti do të aktivizohet ose përmes komandave zanore ose përmes një butoni në tastierë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>